Një 63-vjeçar në Vlorë i ka dhënë fund jetës në ballkonin e banesës së tij. Sipas policisë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.rr