• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E quajti çlirimin e Tiranës një masakër! Koçi i përgjigjet Berishës: Tradhtar, i merr të keqen LANÇ-it

by A R
18/11/2024 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitet e fundit, debati për historinë dhe rolin e luftës partizane në Shqipëri është bërë gjithnjë e më i nxehtë, duke u shoqëruar me akuza dhe reagime të forta nga të gjitha anët. Ish-kryeministri Sali Berisha, një figurë kyçe e politikës shqiptare, ka sulmuar ashpër luftën partizane dhe luftën e Shqipërisë për çlirimin nga pushtuesit nazifashistë, duke e shndërruar këtë çështje në një betejë ideologjike. Dje ai akuzoi partizanët se kanë kryere luftë vëllavrasëse, teksa u shënua 17 Nëntorit që përkon me 80-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Pas këtyre sulmeve, socialistët i janë përgjigjur ashpër, duke e cilësuar Berishën një “kryeballist” dhe “adhurues të Hitlerit dhe Musolinit”.

Kështu deputeti i Partisë Socialiste dhe një ndër zërat më të fuqishme të mbrojtjes së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Petro Koçi, i cili ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti Koçi akuzon Berishën se është ballist. “Akuzat e Berishës ndaj luftës partizane, e vetëshpallin Sali Berishën një ballist. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte patriotike dhe shpëtimtare për tërësinë territoriale të Shqipërisë. Është e vërtetë që veglat bashkëpunëtore të nazistëve u përpoqën ta kthenin luftën çlirimtare në luftë civile, por këtë nuk e lejoi populli shqiptar dhe nacionalistët e vërtetë të LANÇ.

Që të bëheshe antikomunist pas vendosjes së regjimit, kjo kishte kuptim, por të luftoje komunizmin dhe jo pushtuesin kur Shqipërinë e sundonte çizmja naziste, këtë nuk ka idiot që ta quajë nacionalizëm. Tradhtia nuk justifikohet dot me antikomunizëm. Tradhtia balliste u bë faktor themelor në vendosjen e pushtetit komunist pas luftës. Dhe nëse bashkëpunëtorët e nazifashizmit do t’i konsideronim nacionalistë, atëherë do duhej t’i shkulnim nga varret gjithë dëshmorët 20 e pak vjeçarë të Luftës së Dytë Botërore dhe aty të vendosnim bustet e Hitlerit dhe Musolinit si heronjtë e adhuruar antikomunistë të Sali Berishës.

LANÇ-it i merr të keqen Sali Berishës si komunist dhe si antikomunist. Populli shqiptar ka qenë dhe mbetet antifashist. Rroftë 17 Nëntori kuqezi”, deklaroi Koçi.

/a.r

Next Post
Zvërnec plazh, aty ku fjalët shqip janë kaq të rralla…

Mirazhet në Shkretëtirën e Premtimeve Klimatike dhe COP 29 në Azerbajxhan

Comments 1

  1. Lili❤️ says:
    1 year ago

    Heroizmi masiv i Luftës Antifashiste nacionalçlirimtare ishte dhe mbetet një nga ngjarjet më të shkëlqyera të Historisë së popullit shqiptar Është krenari kombëtare pjesëmarrja e Shqipërisë në Frontin e Rezistencës Antifashiste nacionalçlirimtare.Faleminderit Bijve të Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë…dhe kënga e trimave do të këndohet në shekuj”Ju kish lindur nëna për një botë të re,Lule more trima që ratë për Atdhe” ose: “Mbi lapidar janë shkruar këto fjalë:Ti re hero,për këtë vatan” Krenari jeni për të gjithë brezat që do të vijnë.Faleminderit❤️

    Reply

Leave a Reply to Lili❤️ Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

Vijojnë gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

April 17, 2026
Çekia kërkon shpjegim nga Rusia pasi Medvedev i kërcënoi fabrikat e dronëve në Evropë

Çekia kërkon shpjegim nga Rusia pasi Medvedev i kërcënoi fabrikat e dronëve në Evropë

April 17, 2026
Lëvizte i armatosur dhe me maskë, 23-vjeçari arrestohet nga policia, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

Lëvizte i armatosur dhe me maskë, 23-vjeçari arrestohet nga policia, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

April 17, 2026
Të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtarë të drogës, dalin para GJKKO 3 tre të arrestuarit

Të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtarë të drogës, dalin para GJKKO 3 tre të arrestuarit

April 17, 2026
Po tentonte të merrte kanabisin e fshehur në banesën e pabanuar, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

Po tentonte të merrte kanabisin e fshehur në banesën e pabanuar, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

April 17, 2026
Këngëtari i njohur amerikan arrestohet për vrasjen e një vajze 14-vjeçare

Këngëtari i njohur amerikan arrestohet për vrasjen e një vajze 14-vjeçare

April 17, 2026
A do të vendoset një mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit? Britania dhe Franca sot takim me aleatët

A do të vendoset një mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit? Britania dhe Franca sot takim me aleatët

April 17, 2026
FOTO / Rama: Shkolla “22 Tetori” me laboratorë modernë dhe hapësira sportive

FOTO / Rama: Shkolla “22 Tetori” me laboratorë modernë dhe hapësira sportive

April 17, 2026
Sot protesta e opozitës, Berisha rikthen fjalimet në bulevard. Ja akset që bllokohen

Sot protesta e opozitës, Berisha rikthen fjalimet në bulevard. Ja akset që bllokohen

April 17, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Mundësi dhe vendime të rëndësishme, parashikimi i Horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In