• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot protesta e opozitës, Berisha rikthen fjalimet në bulevard. Ja akset që bllokohen

by A R
17/04/2026 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Shqipërisë ka thirrur për sot, më 17 prill, protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë. Tubimi pritet të nisë zyrtarisht në orën 19:00 dhe të zgjasë deri në orën 22:00.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet t’u drejtohet mbështetësve me një fjalim nga podiumi në shesh, pasi fillimisht do të mbërrijë në selinë e partisë dhe më pas do t’i bashkohet protestuesve.

Ndryshe nga disa tubime të mëparshme të zhvilluara në formë lëvizjeje nëpër kryeqytet, kjo protestë rikthen formatin klasik me fjalime në bulevard.

Në një konferencë për mediat të organizuar para tri ditësh, i pyetur mbi protestën e sotme, Berisha tha se:  “Do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje, në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit, shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet e Edi Rama dhe qeveritarë, në mbrojtje të vokacionit të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh.”

Mes të tjerash, ai e quajti kryeministrin Edi Rama “armik” të popullit shqiptar.

Një ditë më parë, Policia e Tiranës bëri të ditur se ka marrë masa të posaçme për mbarëvajtjen e protestës dhe ka kërkuar nga organizatorët të shmangin çdo veprim që cenon sigurinë dhe rendin publik.

Gjithashtu, për shkak të tubimit, do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Rrugët e bllokuara:

Nga ora 15:00 e datës 17 prill deri në përfundim të protestës, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, që nga mbrëmja e kaluar, është ndaluar parkimi dhe qarkullimi në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, deri në përfundim të tubimit.

Next Post
FOTO / Rama: Shkolla “22 Tetori” me laboratorë modernë dhe hapësira sportive

FOTO / Rama: Shkolla “22 Tetori” me laboratorë modernë dhe hapësira sportive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com