• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E PLOTË! Zbardhet traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës

by A R
28/02/2024 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës që u firmos më 28 shkurt mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) në Tiranë.

Në këtë marrëveshje, e siguruar nga gazetarja Denada Shkodrani, theksohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe konsolidimi i miqësinë mes dy popujve, përmes zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Shqipëria dhe Ukraina kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 13 janar 1993, ndërsa palët angazhohen që të forcojnë marrëdhëniet politikë afatgjata mes tyre.

Duke konfirmuar respektimin e shtetit të së drejtës, Shqipëria dhe Ukraina, angazhohen të punojnë në  forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nëpërmjet parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë.

Sot (28 shkurt) zhvillohet në Tiranë Samiti për Ukrainën ku i pranishëm është edhe Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky).

Zelenski u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin zhvilluan edhe një takim “kokë më kokë”, ku palët konfirmuan forcimin e marrëdhënieve dhe theksuan se Shqipëria do të mbetet një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës për luftën e saj për pavarësi dhe integritet territorial.

Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË DHE UKRAINA, në vijim të referuara si “Palët”,

TË UDHËHEQURA nga Komunikata e Përbashkët për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës e datës 13 janar 1993:

ME DËSHIRËN për të vendosur themelet politike të partneritetit të tyre afatgjatë, konstruktiv dhe dinamik, dypalësh dhe shumëpalësh,

DUKE KONFIRMUAR respektimin dhe përkushtimin e tyre ndaj parimeve dhe normave demokratike në marrëdhëniet ndërmjet shteteve sovrane, të cilat duhet të zhvillohen në bazë të partneritetit, besimit të ndërsjellë, respektimit të vlerave dhe idealeve të përbashkëta të lirisë, demokracisë, drejtësisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor,

DUKE KONFIRMUAR respektimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,

DUKE VËNË NË DUKJE rëndësinë e forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nëpërmjet parandalimit të konflikteve, menaxhimit të krizave, çarmatimit dhe parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë,

TË NDËRGJEGJSHËM për përgjegjësinë e tyre të përbashkët si shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, për ndërtimin, së bashku me kombet e tjera, të një rendi të ri politik dhe ekonomik botëror, të bazuar në drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut, respektimin e pavarësisë kombëtare, integritetin territorial dhe mjedisin,

ME DËSHIRËN për të forcuar lidhjet historikisht të forta midis popujve të tyre dhe për të nxitur bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe hapësirat e mundshme në dobi të tyre të ndërsjellë.

/a.r

Next Post
Zelensky në Samitin e Tiranës: Veprimet e Putinit, përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet

Zelensky në Samitin e Tiranës: Veprimet e Putinit, përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In