Një i moshuar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë, ku 76-vjeçari me inicialet Z.H. u përlas nga një makinë.
Burimet zyrtare saktësojnë se ai u godit nga një makinë “Seat”, pa targa, dhe më pas u transportua në spital.
Pavarësisht ndihmës mjeksore, i moshuari nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve në trup.
Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën “Shefqet Musaraj”, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Ende nuk është rënë në gjurmët e autorit./a.m.