• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

by A R
22/07/2026 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, për shkak të mungesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në seancën dëgjimore, ku në vend të tij ishte i pranishëm zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

Bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, e cilësoi të papranueshme mospjesëmarrjen e drejtuesit kryesor të policisë, duke theksuar rolin e këtij institucioni në proceset zgjedhore.

“Është e papranueshme që drejtori i Policisë së Shtetit nuk vjen në një seancë dëgjimore të Parlamentit. Është dokumentuar edhe nga ndërkombëtarët që Policia e Shtetit ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme në procesin e zgjedhjeve. Policia është rikthyer problem për dy arsye: për atë që duhet të bëjë dhe nuk e bën,” u shpreh Bylykbashi.

I të njëjtit qëndrim ishte edhe anëtari demokrat Gent Strazimiri, i cili kërkoi shtyrjen e mbledhjes me arsyetimin se përfaqësimi i policisë nuk ishte në nivelin e duhur.

“Nuk duhet të jetë këtu zv/drejtori. Komisioni nuk është seminar. Si mund të vijë një zv/drejtor, madje edhe pa staf? Mbledhja duhet shtyrë,” deklaroi Strazimiri.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i maxhorancës, Damian Gjiknuri, hodhi poshtë kërkesat e opozitës, duke sqaruar se drejtuesit e policisë nuk kanë detyrim ligjor të raportojnë për punën e tyre përpara këtij komisioni.

“Ai nuk ka detyrim për të raportuar këtu, është Komisioni i Sigurisë apo komisione të tjera. Ata raportojnë për punën e tyre në komisione të posaçme, ne s’jemi komision hetimor,” tha Gjiknuri.

Sakaq, në fjalën e mbajtur Sokol Bizhga argumentoi se ka qenë ai përgjegjës për aktivitetet zgjedhore në vitin 2025.

“Në të dyja rastet kam qenë unë protagonisti që i kam propozuar ndryshimet për Policinë e Shtetit dhe unë kam qenë i autorizuar, kam ndjekur gjithmonë aktivitetet zgjedhore. Drejtori i përgjithshëm ishte drejtues në një qark, kurse unë kam qenë përgjegjësi për procesin zgjedhor të vitit 2025“, u shpreh Bizhga.

Next Post
I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

October 31, 2026
Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In