• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E pamundura

by Ben Andoni
07/06/2025 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse nuk do ishte pragndeshja e përfaqësueses tonë të futbollit kundër Serbisë, atëherë çështja e rinumërimit të qindra kutive të votimit në Tiranë do të merrte të gjithë vëmendjen. Ose më saktë do t’i jepej vëmendja e medias. Paçka se çfarë mendohet publiku është shumë i kujdesshëm për zgjedhjet që gjithsesi ende lënë shumë për të dëshiruar sa i përket standardeve por më shumë amullisë që krijojnë. Në çdo vështrim, rinumërimi i 1282 kutive të Tiranës, dhe 44 kutive të Dibrës tregon hapur mungesën e besimit, qoftë dhe brenda vetë politikës dhe mbi të gjitha…konceptin e të pamundurës.

Dhe prej tre dekadash është: E pamundur të bëhen zgjedhje të pakontestueshme, e pamundur të respektohet fituesi, e pamundur të pranohet humbja me dinjitet, E pamundur të besosh edhe tek njerëzit e tu të numërimit zgjedhor, e pamundur të respektosh dhe kolegun kundërshtar (brenda partisë), e pamundur për të bërë Mea Culpa, e pamundur që të shikosh defektet e tua, e pamundur të ngrihesh për një analizë të qartë e të tjera shumë, E pamundur edhe të mos e teprosh në pushtet, E pamundur të mos përdorësh burimet…

Ndaj, një minus i madh në këto zgjedhje i takon veçanërisht maxhorancës, e cila edhe në këtë gjendje ku gjendet opozita (Listat e saj e kishin të parashkruar humbjen) u përpoq t’i marrë gjithçka dhe me çdo lloj mundësie. Shtuar këtu me mefshtësinë e organeve të Drejtësisë dhe mungesën e autoritetit moral që të godasin.

Me pak fjalë, njeriu shqiptar gjendet këtu para të pamundurës dhe mungesës së besimit për ta kaluar atë. E shikon këtë të pamundur ndaj pafuqisë së opozitës për t’i riformatuar dhe për të ngjallur besim. E shikon këtë të pamundur përballë një pushteti si ai i Ramës që tashmë nuk njeh asnjë barrierë. Koncepti i Rilindjes, slogani kryesor i ardhjes së socialistëve tashmë është kthyer pak e nga pak në Pushtetokraci.

“Politika është një mërziti e vazhdueshme dhe e ngadaltë e stekave të forta. Duhet edhe pasion edhe perspektivë. Sigurisht që e gjithë përvoja historike konfirmon të vërtetën – se njeriu nuk do të kishte arritur të mundshmen nëse nuk do të kishte arritur herë pas here për të kaluar vetë të pamundurën. Por për ta bërë këtë një njeri duhet të jetë një udhëheqës dhe, jo vetëm një i tillë, por edhe një hero, në një kuptim shumë të matur të fjalës. Dhe madje edhe ata që nuk janë heronj, mund të përballojnë edhe shkatërrimin e të gjitha shpresave, e kjo është e nevojshme pikërisht tani, ku përndryshe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të arrijnë as atë që është fare e mundur sot”, shkruan Maks Weber.

.

Është mirë që njerëzit të kthjellohen për të pamundurën, e cila u përshfaqet para syve por mbi të gjitha për të ardhmen që nga dita në ditë po bëhet më e pamundur për një pjesë bajagi të madhe, përkundrejt të mundurës që është e blatuar për vetëm pak njerëz. (Javanews)

 

Next Post
Përleshja në Ksamil, Policia jep detajet: Një i plagosur te Trauma, arrestohet turku! Nën akuzë 3 të tjerë dhe i dëmtuari

Përleshja në Ksamil, Policia jep detajet: Një i plagosur te Trauma, arrestohet turku! Nën akuzë 3 të tjerë dhe i dëmtuari

Comments 1

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Me këto mendime, o Ben, vetëm Emili i Zhan Zhak Rusosë, do të ishte në politikë, që në rastin konkret, PS duhet të menaxhojë opozitën e specifikisht PD-në.
    Gjë që nuk mund të ndodhë.
    Je jashtë realitetit.
    Edhe në Europë, nuk ndodhin këto që mendoni ju.
    Lëre pastaj këtu në Ballkan apo më në zhytje këtu në Shqipëri, që njëri vëlla është musliman e tjetri është katolik, të një nëne e një babai.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In