• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

by Java News
30/03/2026 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Niazi Jaho

Në ndihmë të lexuesit dhe për një konceptim më të drejtë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut lidhur me çështjen e M.Manjanit, mendova që fillimisht, të parashtroj një historik të shkurtër.

1. Z. Manjani kishte kandiduar në shkollën e Magjistraturës për tu pranuar në programin e formimit fillestar për vitin 2020-2021 në profilin e prokurorit. Mbasi ai ju nënshtrua provimit, u përfshi në listën e fituesve dhe bashkë me dokumentacionin përkatës ju përcoll Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Mbas verifikimit të dokumenteve në mënyrë të veçantë të kriterteve të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, KLP-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e tij bazuar në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike (Ligji nr. 138/2015 datë 17.10.2015) dhe statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (ligji 96/2016).

Shkaku: Në dokumentacionin e paraqitur prej tij rezultonte se Manjani me vendimin e Gjykatës së Bulqizës të vitit 2006 ishte dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale (vjedhje) sipas nenit 134 të Kodit Penal, por ekzekutimi i këtij vendimi është pezulluar për një afat 3-vjeçar dhe meqë ky vendim nuk u ankimua, ka marrë formë të prerë më datë 01.12.2006. Në dosjen e tij, ndodhej gjithashtu vërtetimi se ai ishte rehabilituar dhe si i tillë quhej i padënuar (neni 69 i Kodit Penal). Sipas nenit 28 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” nuk lejohej kandidimi nëse personi ishte dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

Neni i mësipërm, me ligjin nr. 50/2021 datë 23.03.2021, në shkronjën “d”, u formulua si më poshtë: “Nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose prokurorit ose dëmton besimin e publikut në sistemin gjyqësor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal. Vlen të përmendet se Z. Manjani kur ka kryer veprën penale (2006) ishte 15 vjeç.

Mbas rrëzimit të kërkesës së tij nga KLP-ja, ai u ankua në Gjykatën Administrative të Apelit, Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Të tre këto gjykata vendosën rrëzimin e ankesës së tij.

Pas kësaj ai ju drejtua Gjykatës së Strasburgut. Në datën 10 mars 2026 me unanimitet ajo dha vendimin në favorin e kërkuesit Manjani (dëmshpërblim 4500 euro dhe mundësinë e rihapjes së çështjes).

2. Konstatimet dhe vlerësimet e GJEDNJ.

a- Ndalimi për të kandiduar në shkollën e Magjistraturës të Z. Manjani, sipas legjislacionit shqiptar, synonte garantimin e integritetit të magjistratëve lidhur me natyrën e veprës penale të kryer dhe jo aq me rrethanat se si ajo është kryer. Gjykata vlerësoi faktin se garantimi i pastërtisë së figurës të funksionarëve publikë është i ligjshëm, se ligji mund të kufizojë të drejtën e ushtrimit të një profesioni, por pa cënuar standartet.

b- Arsyeja e vetme e ndalimit të tij për të ushtruar funksionin e magjistratit ishte dënimi i tij 14 vjet më parë kur ai ishte 15 vjeç dhe për të cilin ai ishte rehabilituar. Gjykatat nuk kanë patur parasysh faktin se si i mituri nuk mund të konisderohet se ai ka qenë i aftë të parashikonte pasojat e veprimtrisë së tij. Ndalimi absolut dhe i përhershëm për ndjekjen e funksionit të prokurorit ka patur një ndikim të qartë dhe serioz në zgjedhjen e tij personale, për mënyrën se si ai dëshironte të ndiqte jetën e tij profesionale dhe private si dhe formimin e identitetit të tij. Prandaj, gjykata ka arritur në përfundimin se është shkelur neni 8 i KEDNJ (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare).

c- Gjykata, në vendimin e saj shpreh dyshime nëse legjislacioni përkatës plotëson kriteret e “cilësisë së ligjit” në përputhhje me nenin 8 të Konventës. Ajo ka shprehur gjithashtu shqetësimin se ligjet e brendshme lidhur me funksionet e larta të sektorit publik nuk janë të qarta sidomos lidhur me efektet e rehabilitimit. Sipas gjykatës, edhe nëse do të supozohej se ndërhyrja do të ishte e ligjshme, në një shoqëri demokratike nuk do të ishte e nevojshme. Gjykata thekson se prokurorët duhet të plotësojnë standarte të larta integriteti. E megjithatë kur është fjala për vepra penale të kryera nga një i mitur, vlerësimi individual ishte i nevojshëm. Në një rast të tillë duhej patur parasysh interesi i lartë i fëmijëve, problem ky që trajtohet si në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe në Kodin shqiptar të drejtësisë penale për të mitur.

d- Gjykatat vendase kanë trajtuar njësoj veprën penale të kryer nga një i mitur me atë të kryer nga një i rritur. Ato nuk patën parasysh kohën e kaluar të Z. Manjani nga momenti i kryerjes së veprës , sjelljen e tij, faktin se ai ishte trajnuar dhe kishte punuar si avokat përpara se të bëhej oficer i policisë gjyqësore në një zyrë prokurorie.

e- Autoritetet e brendshme nuk kishin vlerësuar në mënyrë të balancuar interesat konkurruese për të jusitifikuar përse ndalimi i pranimit të ankuesit në këtë institucion (prokurori) ishte proporcional dhe në përputhje me konceptin e jetës private. Në këtë vështrim, mospranimi I Z. Manjani në Shkollën e Magjistraturës në bazën e një dënimi për të cilin ishte rehabilituar ishte në fakt joproporcional.

GJEDNJ, siç përmendëm edhe më lartë, veç çdëmtimit në favor të Manjanit, në vendimin e saj ka kërkuar rihapjen e procedurës për kërkuesin duke patur parasysh standartet (shih par. 66 të vendimit)

Kam mendimin se kërkuesi në zbatim të vendimit të mësipërm të Gjykatës së Strasburgut mund ti paraqesë kërkesë drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese. Ajo është e detyruar të zbatojë vednimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Është në kompetencën e saj të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Në këtë drejtim do të sugjeroja që Gjykata Kushtetuese të kishte parasysh edhe rekomandimin NoR (84)10 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës “Për të dhënat kriminale dhe rehabilitimin e personave të dënuar”, si dhe Rekomandimin NoR(87)20 të Komitetit të Mnistrave të Këshillit të Europës “Për reagimin social ndaj të miturit të dënuar”.

Në vendimin e GJEDNJ ka konstatime, vlerësime dhe konkluzione që për mendimin tim do të kërkonin reflektim që do të duhej të pasohej edhe me ndërhyrje në legjislacionin përkatës në fuqi. Në të kundërt, vështirë të përjashtoheshin interpretimet strikte apo të gabuara të ligjit. Kam mendimin se edhe pse në vendimin e GJEDNJ trajtohet çështja e kryerjes së një krimi nga një i mitur, efektet e konceptimit dhe zbatimit në praktikë të tij, janë më të gjëra. Në të evidentohen parimet dhe standartet.

Next Post
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

August 31, 2026
EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

August 31, 2026
17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com