Përleshja në Ksamil, Policia jep detajet: Një i plagosur te Trauma, arrestohet turku! Nën akuzë 3 të tjerë dhe i dëmtuari

Policia e Vlorës ka zbardhur sot (7 qershor), detajet e përleshjes së djeshme në bregdetin e Kasamilit, ku një grup prej katër personash, mes të cilëve edhe dy turq, u konfliktuan me një banor të zonës, ku ky i fundit mbeti edhe i plagosur.

Burime zyrtare informuan se kanë arrestuar si të dyshuar 26-vjeçarin turk H.D., banues i përkohshëm në Prishtinë të Kosovës, si autor të goditjes me grushte dhe sende të forta në trup dhe kokë të 54-vjeçarit A.M., banues në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa pas hetimeve paraprake janë marrë nën hetim edhe 3 shoqëruesit e turkut të prangosur, një bashkëatdhetar i tij dhe dy të tjerë, shqiptarë. Nën hetim në gjendje spitalore do të jetë edhe vetë i plagosuri, për shkaktim të lëndimeve ndaj personave të tjerë gjatë konfliktit.

Hetimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, teksa dosja aktualisht i ka kaluar Prokurorisë.

“U arrestua shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 6 qershor, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu  nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç”, tha policia.

Rrethanat, dinamika dhe shkaqet mbeten ende të pasqaruara zyrtarisht, teksa palët po japin dëshmitë e tyre. Paraprakisht dyshohet se dy palët janë grindur fillimisht për vendin e parkimit të mjeteve me banorin e zonës dhe më pas kanë denigruar në përleshje fizike.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com