Këngëtarja shqiptare me famë në Amerikë, Bleona Qereti po punon për një set të ri fotografik, por gjatë xhirimeve i ka ndodhur një e papritur.
Bleona vetë ka publikuar pamjet ku shihet duke pozuar me një rrjetë, xhaketë e çizme teksa duket në super formë. Mirëpo teksa pozonte, rrugëve të Hollywood-it takat super të larta dhe ambienti i lagur nga shiu, bëri që ajo të rrëshkiste.
Çizmet e saj kanë rrëshkitur dhe Bleona u rrëzua. Këtë moment ajo vetë e ka publikuar në “Instagram” dhe shkruan:
“Plagosje ne krye te detyres”.