• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E pafalshme të ulet vigjilenca nga stafi mjekësor”/ Kalo i revoltuar: Jeni bërë burim infektimi për të tjerët

by Java News
25/06/2020 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, jep një mesazh të fortë për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku kohët e fundit ka pas një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Teksa ripërsërit thirrjen për qytetarët që të respektojnë masat kunër COVID-19, mjeku Kalo shkruan i revoltuar se “KAQ pak vlerë ka jeta e jonë sa të luajmë papërgjegjshmërisht me të?”

Më tej, Kalo kritikon ashpër edhe stafin mjekësor të QSUT, që së fundi është kthyer në burim infeksioni, duke infektuar edhe pacientët. “ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët”.

Mesazhi i plotë i Kalos:

KOHË KOVIDIANE…..KOHË për më shumë KUJDES dhe jo për FRIGIM apo PANIK….PËR JU bashkëqytetarë që ende jeni sy dhe mëndjehapur…Ju miq, shokë e kolegë që ende OKSIGJENONI si dhe sa duhet, arësyetimin dhe qëndrimin tuaj ndaj infeksionit me Sars-Cov2/Covid-19….Ditët e fundit vërehen tre dukuritë e mëposhtëme në sfidën ndaj tij: 1- shtimi i rasteve në përgjithsi, 2- shtimi i të sëmurëve në spitalin Covid-1, si dhe 3- prekja edhe e moshave të reja deri dje të pa prekura….NUKU bëhët fjalë aspak për një “Con-virus” ose “Con-flu” (“virus budalla” ose “grip budalla”), sikundër mundet t’a keni dëgjuar apo lexuar edhe në shtypin apo TV e huaj….SARS-COV2/COVID-19 është “një virus inteligjent”, REAL dhe sëmundje e vdekje-shkaktues….

Të dhënat nga e mbarë Bota e vërtetojnë këtë gjë….Më mirë se kushdo tjetër janë të SËMURËT e prekur nga format e rënda të këtij infeksioni, ata/ato që mundet më qartë të mbështesin shpjegimet e mësipërme, si dhe të cilët me bindje të plotë janë kundër çdo DONKISHOTIZMI për mos ekzistencën e këtij infeksioni, të përhapura shpesh nga disa GJITHOLLOGË apo ANAL-ISTË jo profesionistë të fushave të Epidemiologjisë, Infektologjisë, Virologjisë, Imazherisë apo Imunologjisë…..VETËNDËRGJEGJËSIMI mbetet KYÇI i suksesit në sfidën tonë me Sars-Cov2/Covid-19….

NUKU është e pamundur të kujdesesh ndaj vetes si dhe ndaj atyre që gjallojnë rreth jush, të mbash higjenën e duhur personale, kolektive dhe të mjedisit të punës, shkollës apo të jetës së përditëshme, ti ajrosësh ato sa më shpesh, të eleminosh sa të jetë e mundur grumbullimet jo jetësore, të hidrosh sa më shpesh trupin tënd, të ushqehesh sa më variueshëm dhe sa më shëndetshëm sipas mundësive, POR të shprehësh njëkohësisht edhe SOLIDARITET me ata që janë në nevojë dhe në mungesë të tij, të ecësh në natyrë apo buzë lumenjve, liqenjve e detit që NATYRA na i ka falur me bujari, të ekspozohesh ndaj diellit jetë-zgjatës dhe jetë-dhënës, të mbash maska në mjediset e mbyllura dhe aty ku lëvizin shumë njerëz, të respektosh distancimin fizik kur dhe ku është e mundëshme….TË GJITHA këto janë masa lehtësisht të zbatueshme, POR që në fund të fundit rezultojnë edhe jetë-shpëtuese….

KAQ pak vlerë ka jeta e jonë sa të luajmë papërgjegjshmërisht me të???….PËRSE nënvlerësohet jo rrallë VETËIZOLIMI i këshilluar i personave pozitiv për Covid-19, çka është një DETYRIM moral, social si dhe ligjor….ËSHTË e PAFALËSHME që pas një mbrojtje prej pothuajse tre mujore të moshave të treta dhe të atyre me ko-morbozitete, t’i ekspozojmë ato kaq brutalisht e frikshëm ndaj kësaj sëmundje…..ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët…SARS-COV2/COVID-19 është edhe për shumë kohë mes nesh dhe ndaj tij DUHET vijuar, të ushtrohet kujdesi maksimal për të mos u i infektuar…Ju duam, ju respektojmë dhe jemi pranë jush për t’ju ndihmuar në çdo kohë….BASHKË dhe me MIRËBESIM reciprok NE me shumë siguri do ja dalim edhe kësaj sfide jetësore me Sars-Cov2/Covid-19!!!

g.kosovari

Next Post
Autorët vëzhgojnë godinën për 30 min dhe më pas ndërhyjnë/ VIDEO e grabitjes së postës tek ish-sheshi “Shqiponja”

Autorët vëzhgojnë godinën për 30 min dhe më pas ndërhyjnë/ VIDEO e grabitjes së postës tek ish-sheshi “Shqiponja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com