E pabesueshme!!! Gruaja i shkul gjuhën nga vendi sulmuesit të Hamburgut
Eshtë në kufinjtë e të pabesueshmes ajo që ka ndodhur me sulmuesin e Hamburgut Artjom Rudvens. Letonezi për pak ka humbur në një sherr të furishëm me bashkëshorten e tij. Revista Bild rindërton ngjarjen dhe tregon se të martën në darkë rreth orës 21 Rudvens dhe gruaja e tij Santa kanë nisur një grindje në mes të rrugës.
Gjakrat janë nxehur dhe brenda pak sekondave Santa i është hedhur përsipër Rudvensit duke i kafshuar me egërsi gjuhën. Plaga e shkaktuar ka qenë e thellë dhe lojtarit i kanë qepur gjuhën në spital. Duhet thënë si ai ështrë shtruar aty me emër fals, që të shmangte mediat, por ja që nuk ka shpëtuar. Rudvens nuk luajti në ndeshjen e fundit miqësore me Osnabruck. Arsyet kuptohen.










