• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E njohim mirë këtë stil”- Prestigjiozja amerikane “Newsweek”: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në një model global!

by A. Q
11/09/2026 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista prestigjioze amerikane Newsweek i ka kushtuar një opinion çështjes së paraburgimit prej më shumë se 18 muajsh të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një opinion të shkruar nga një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Jason D. Greenblatt, ai shprehet se mbajtja në paraburgim pa dënim e Veliajt është një fenomen që lidhet me përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve politikë; fenomen që, sipas autorit, është vënë re edhe te Presidenti Trump para se të fitonte mandatin e dytë.

Në shkrimin e botuar posaçërisht për Newsweek, Jason D. Greenblatt vë në pah se vetë SPAK-u, institucioni i krijuar me mbështetje perëndimore për të luftuar korrupsionin, është sot ai që ngre pikëpyetjet më të mëdha mbi shtetin e së drejtës, me një sistem gjyqësor të mbingarkuar dhe një nga normat më të larta në Evropë të paraburgimeve pa gjykim.

Duke iu referuar vlerësimeve të Komisionit të Venecias dhe DASH, Greenblatt argumenton se rasti Veliaj po dëmton si besueshmërinë në demokracinë e Shqipërisë, ashtu edhe pamjen e saj në sytë e investitorëve të huaj. Ai del në përfundimin se reforma në drejtësi nuk mund të konsiderohet e plotë derisa edhe vetë prokurorët t’i binden të njëjtit ligj që zbatojnë.

Por kush është Jason D. Greenblatt? Ai është avokat, diplomat dhe bashkëpunëtor i vjetër i Presidentit Trump. Në vitin 1997 ai u bashkua me Trump Organization, ku kaloi rreth dy dekada si Zëvendëspresident Ekzekutiv dhe Drejtor i Departamentit Ligjor, duke mbikëqyrur marrëveshje të mëdha pasurish.

Në 2017, Presidenti Trump e emëroi Jason D. Greenblatt si të Dërguar të Posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, post që mbajti deri në largimin e tij në 2019.

Në atë rol ishte një nga arkitektët kryesorë të planit “Peace to Prosperity” mes Izraelit dhe Palestinezëve dhe luajti rol kyç në hedhjen e themeleve për Marrëveshjet e Abrahamit (2020), përmes të cilave Izraeli normalizoi marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun. Që nga 2023 është Drejtor i Lartë për Diplomacinë Arabo-Izraelite pranë Jerusalem Center for Security and Foreign Affairs.

Artikulli i plotë:

Nga Jason D. Greenblatt

“Në shkurt 2025, prokurorët shqiptarë arrestuan Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës për tre mandate. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, ai është ende në burg. Ai nuk është dënuar për asgjë. Paraburgimi i tij thjesht është rinovuar herë pas here, ndërsa gjykatat shqiptare debatojnë nëse ky paraburgim është i ligjshëm apo jo. Kryeqyteti i një aleati të NATO-s po qeveriset pa drejtuesin që zgjedhësit e tij e kanë votuar tri herë.

Amerikanët kanë një shprehje për këtë. E quajmë “luftë ligjore” (lawfare): përdorimin e prokurorëve, gjykatave dhe proceseve ligjore pa fund për të larguar një kundërshtar politik. Kjo praktikë nuk ka qenë kurrë ekskluzivisht amerikane. Tani po shfaqet në vende të ndryshme, dhe Shqipëria ka prodhuar një nga shembujt e saj më të spikatur.

Ajo çka e veçon rastin shqiptar është se kush po e bën këtë. Prokurorët që kërkojnë ta mbajnë kryebashkiakun në paraburgim i përkasin Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të njohur si SPAK, e krijuar në 2016 me mbështetjen amerikane dhe evropiane si boshti kryesor i një reforme të gjerë në drejtësi. Shqipëria kishte nevojë për atë reformë. Korrupsioni kishte rrënjë të thella në jetën publike dhe rrjetet kriminale shfrytëzonin institucionet e dobëta. Teoria ishte e thjeshtë: një sistem drejtësie më i fortë do të prodhonte qeverisje më të pastër, besim më të madh publik, më shumë investime dhe një rrugë më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian. Në vend që të ndodhte kjo, tani është institucioni i ndërtuar për të mbrojtur shtetin e së drejtës ai që ngre pikëpyetjet më të vështira për të.

Një dekadë më vonë, rezultatet janë të vështira për t’u mbrojtur. Deputeti Keith Self nga Teksasi, kryetar i Nënkomitetit për Evropën pranë Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka vërejtur se numri i çështjeve të pazgjidhura gjyqësore është rritur nga rreth 16,000 në një vlerësim prej 200,000.

Qytetarët mund të presin deri në 15 vjet për një vendim përfundimtar. Më shumë se gjysma e popullsisë së burgosur është në pritje të gjykimit, një nga normat më të larta në Evropë. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e trajton paraburgimin si një masë të jashtëzakonshme që duhet justifikuar rast pas rasti: rrezik arratisjeje, ndërhyrje në prova apo dëshmitarë, ose rrezik për vepra të reja. Në Shqipëri, kjo është bërë praktikë standarde.

Kjo është ajo që i ndodhi kryebashkiakut të Tiranës. Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës e studioi pikërisht këtë praktikë në shtetet anëtare. Përfundimi i tij ishte i qartë: kur burgosja e kryebashkiakëve para gjykimit çon në pezullimin apo zëvendësimin e tyre automatik, kjo dëmton prezumimin e pafajësisë, mbyt pluralizmin politik dhe u heq qytetarëve përfaqësimin që kanë zgjedhur. Një urdhër paraburgimi, jo një vendim gjyqësor, e ka penguar udhëheqësin e zgjedhur të qytetit më të madh të Shqipërisë të kryejë punën që i besuan zgjedhësit e tij.

Kur prokurorët kanë prova të besueshme për shkelje, ata duhet t’i ndjekin ato kudo që të çojnë, madje edhe brenda bashkisë. Ata gjithashtu duhet të përgjigjen edhe vetë para ligjit. Një fushatë kundër korrupsionit e ruan legjitimitetin e saj vetëm përderisa respekton procesin e rregullt ligjor, dhe mbajtja e një njeriu në qeli kaq gjatë, pa vendim gjyqësor, nuk e përmbush këtë standard. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur dy herë në favor të kryebashkiakut, së pari duke mbrojtur mandatin e tij të zgjedhur dhe më pas duke urdhëruar një rishikim nëse mbajtja e tij në burg është krejt e justifikuar.

E njoh mirë këtë stil. Kalova pothuajse një çerek shekulli duke punuar për Presidentin Donald Trump, fillimisht në biznes e më pas në Shtëpinë e Bardhë si i dërguari i tij për Lindjen e Mesme. E kam vëzhguar, si nga brenda rrethit të tij ashtu edhe nga jashtë, se si prokurorët dhe aleatët e tyre politikë kaluan vite duke u përpjekur të fitonin përmes procesit ligjor atë që nuk mund ta fitonin në kutinë e votimit. Në fund, zgjedhësit e vendosën çështjen.

Vende të tjera po jetojnë versionet e tyre të kësaj historie. Izraelitët kanë debatuar prej vitesh mbi ndjekjen penale të Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Argjentinasit po debatojnë sot mbi hetimet e drejtuara kundër Presidentit Javier Milei. Francezët kaluan vitin e shkuar duke pritur të mësonin nëse një gjykatë do ta mbante Marine Le Pen jashtë fletës së votimit presidencial. Brazilianët po zhvillojnë të njëjtën betejë mbi burgosjen e ish-Presidentit Jair Bolsonaro. Çdo rast ka faktet e veta dhe çdo vend do ta gjykojë vetë. Modeli është ai që duhet të na shqetësojë: në të gjithë botën demokratike, akuzat penale janë bërë armë të luftës politike, dhe objektivat janë shpesh vetë drejtuesit që zgjedhësit zgjedhin.

Perëndimi ka një arsye të veçantë për të vëzhguar Shqipërinë; ndihmuan në krijimin e SPAK-ut, dhe besueshmëria e tij qëndron pas tyre. Kur një sistem drejtësie mban një kryebashkiak të zgjedhur muaj pas muaji pa një dënim, kjo i jep municion çdo autokrati që pretendon se retorika perëndimore për shtetin e së drejtës është selektive.

Dëmi është ekonomik po aq sa politik. Puna ime më ka tërhequr kohët e fundit drejt Ballkanit, ku kam qenë duke eksploruar me kujdes mundësi për të parë nëse është një rajon ku klientët e mi duhet të ndihen rehat të bëjnë biznes, prandaj i kushtoj vëmendje mënyrës si kompanitë e vlerësojnë vendin. Raporti i vitit 2025 i Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve i njeh Shqipërisë potencial të gjerë ekonomik, por gjen se investitorët e konsiderojnë ende një vend të vështirë për të bërë biznes, duke përmendur korrupsionin në gjyqësor dhe prokurimin publik, zbatimin e dobët të kontratave, pastrimin e parave dhe rregulloret në ndryshim të vazhdueshëm.

Drejtuesit e bizneseve nuk kanë nevojë të ndjekin nga afër politikën shqiptare. Një titull lajmi për një kryebashkiak të mbajtur një vit e gjysmë pa vendim gjyqësor e bën vetë këtë punë, dhe investimi, partneriteti apo zgjerimi shkon në heshtje diku tjetër, më të parashikueshëm. Zyrtarët që nënshkruajnë urdhrat e paraburgimit nuk do ta ndiejnë atë humbje. Shqiptarët e thjeshtë do ta ndiejnë, në vende pune që s’krijohen kurrë dhe paga që s’paguhen kurrë.

Shqipëria nuk duhet të zgjedhë mes luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së shtetit të së drejtës. Vendet që ia dalin i bëjnë të dyja gjërat, sepse njëra varet nga tjetra. Një dekadë më parë, Shqipëria u nis t’ua merrte pushtetin e pakontrolluar të korruptuarve. Kryebashkiaku i kryeqytetit të saj sot ndodhet në burg, pa vendim gjyqësor, sepse ai pushtet nuk u zhduk kurrë. Ai u zhvendos në zyrën e prokurorisë. Shqipëria duhet ta përfundojë atë që reforma ishte menduar të arrinte: që të gjithë, përfshirë luftëtarët kundër korrupsionit, të zbatojnë ligjin”.

Next Post
DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E largoi si ministër të Brendshëm, por i jep një detyrë të re, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet…

VIDEO/ E largoi si ministër të Brendshëm, por i jep një detyrë të re, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet…

September 11, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Luftë me flakët në 4 qarqe, përmirësohet situata e zjarreve në vend, Mbrojtja: Nga 40 vatra, vetëm 9 aktive, s’ka rrezik për banorët

September 11, 2026
Po trafikonte 11 klandestinë nga Pakistani dhe Bangladeshi drejt vendeve të BE, arrestohet 27-vjeçarit në Korçë, në kërkim 2 të tjerë

Po trafikonte 11 klandestinë nga Pakistani dhe Bangladeshi drejt vendeve të BE, arrestohet 27-vjeçarit në Korçë, në kërkim 2 të tjerë

September 11, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

September 11, 2026
Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

September 11, 2026
Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

September 11, 2026
DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

September 11, 2026
“E njohim mirë këtë stil”- Prestigjiozja amerikane “Newsweek”: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në një model global!

“E njohim mirë këtë stil”- Prestigjiozja amerikane “Newsweek”: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në një model global!

September 11, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

“Ata do bënin bombën bërthamore”- Trump i vendosur: Do ta nisja sërish luftën me Iranin, nuk pendohem për vendimin që mora!

September 11, 2026
Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com