• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ U zhduk pa gjurmë 8 vite më parë, Gjykata e Vlorës shpall të humbur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

by A. Q
11/09/2026 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë vjet pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur të riun.

Troqe humbi gjurmët më 17 korrik 2018, pasi doli nga banesa për të takuar një mik dhe më pas hipi në një automjet në qytetin e Vlorës.

Që prej asaj mbrëmjeje, ai nuk është kthyer më në shtëpi dhe fati i tij vijon të mbetet i pazbardhur.

Vendimi i gjykatës është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Me vendimin nr. 281 (61-2025-2587), gjykata ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Elvis Troqen dhe ka caktuar nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të tij të luajtshme dhe të paluajtshme.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë […] vendosi shpalljen të zhdukur të shtetasit Elvis Troqe […] si dhe caktimin e shtetases Marsela Troqe si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të tij”, thuhet në vendimin e shkurtuar.

Misteri i zhdukjes, dyshimet dhe pistat

Më 17 korrik 2018, Elvis Troqe ishte 24 vjeç. Ajo ditë përkonte edhe me ditëlindjen e nënës së tij dhe familja kishte planifikuar të mblidhej për darkë. Sipas të dhënave të bëra publike për çështjen, Troqe kishte planifikuar t’i prezantonte nënës edhe të dashurën e tij.

Rreth orës 18:00, ai doli nga banesa dhe shkoi në barin “Havana”, ku u takua me një mik. Pasi porositi një kafe dhe një ujë, u ngrit nga tavolina duke i thënë mikut se do të takonte për pak minuta një person tjetër dhe do të kthehej. Por ai nuk u kthye më.   Sipas të dhënave të hetimit, në rrugën kryesore e priste një automjet “Mercedes-Benz” gri. Troqe është parë duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas duke hipur në automjet, ku raportohej se ndodheshin edhe dy persona.

Makina është ndjekur në drejtim të Lungomares dhe më pas në zonën e njohur si “Kryqëzimi i shtatë pallateve”, përpara se të drejtohej nga zona e hotel “Rexhina”. Gjurmët e automjetit humbnin më pas në afërsi të kompleksit Oslo.

Pas kalimit të orëve dhe moskthimit të të birit, babai i tij, Krenar Troqe, nisi ta kërkonte nëpër qytet. Më pas ai iu drejtua Policisë dhe denoncoi zhdukjen.

Rasti u hetua nga autoritetet dhe dyshimet u përqendruan te mundësia që 24-vjeçari të ishte rrëmbyer. Prokuroria e Vlorës deklaroi në atë kohë se, pas verifikimeve, ishin konstatuar elemente të veprës penale të “rrëmbimit të personit”.

Në kuadër të hetimeve u arrestua edhe Besart Zharra, i identifikuar si pronari i automjetit në të cilin Troqe ishte parë për herë të fundit. Sipas materialeve të hetimit të bëra publike në atë kohë, Zharra kishte deklaruar se automjeti ishte në përdorim të tij dhe se nuk kishte njohje me Troqen.

Hetuesit kryen gjithashtu veprime në banesën e Inez Hajrullës, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen. Detajet e mëtejshme të hetimit nuk u bënë publike, ndërsa Prokuroria e Vlorës deklaronte se çështja ishte nën sekret hetimor.

Next Post
Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe Inteligjenca Artificiale: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

October 29, 2026
Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

October 29, 2026
Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

October 29, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

October 29, 2026
Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In