• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E ngacmonte vazhdimisht/ Shqiptarja nuk duron më, vret me thikë kuzhine pronarin italian

by
25/11/2021 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptare 51-vjeçare e identifikuar si Mide Andreu ka vrarë me thikë kuzhine një italian 68-vjeçar pasi ky i fundit e ngacmonte vazhdimisht.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja e martuar dhe me fëmijë kishte tre vite që punonte si pastruese një herë në javë në shtëpinë e Antonio Amicuccit. Ditën e djeshme ajo nuk mundi të duronte më ngacmimet e tij dhe e qëlloi disa herë me thikë në gjoks.

Më pas e përlotur ajo bëri thirrje për ndihmë. Edhe moshuari i cili mbeti fillimisht i plagosur, kërkoi ndihmë. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën, po ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Amicucci jetonte në një apartament në katin e dytë të një banese publike në Andoardi me qenin e tij. Me origjinë nga Ortona, në Abruzzo, ai mbërriti në Novara në vitet shtatëdhjetë me gruan e tij.

Megjithatë, rreth viteve 2000, ata u ndanë dhe që atëherë Amicucci ishte akuzuar disa herë për ngacmime si dhe përndjekje ndaj ish partnerit të vajzës së saj dhe ishte arrestuar një herë. Prej disa vitesh ai jetonte në banesën e tij në Andoardi nga e cila dilte shumë radhë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mide Andreu i rrëfeu prokurorit si ndodhi ngjarja. Ajo rrëfeu se veproi nga impulsiviteti pasi nuk mund t’i duronte më ngacmimet e tij. Në atë moment ajo kapi thikën duke e goditur të moshuarin disa herë. Disa goditje ishin sipërfaqësore, por dy prej tyre i prekën organet jetësore duke i shkaktuar vdekjen.

/b.h

Next Post
VIDEO/ Basha e zëvendësoi me Kapllanajn, Luan Baçi shkon në Policinë e Fierit: Na ndërruan bravat e derës në PD

VIDEO/ Basha e zëvendësoi me Kapllanajn, Luan Baçi shkon në Policinë e Fierit: Na ndërruan bravat e derës në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In