• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E megjithatë Vuçiç bëri mirë që vajti në Srebrenicë…

by
11/07/2015 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Skenat e goditjes më gurë e sende të forta të kryeministrit serb në Srebrenicë, ishin lajmi i ditës në mediat botërore. Skena të rënda, por të parashikueshme, për një prezencë që nuk mund të mos ishte e mbarsur me tension dhe urrejtje etnike. Kreu i qeverisë së Serbisë po shkelte në “Mekën” e konfliktit etnik në ish-Jugosllavi, në vendin që u la me gjakun e mbi 8000 burrave e fëmijëve muslimanë, nga dora e serbëve të Bosnjes. Vetë Vuçiç  e ka ditur ku po shkon dhe sesa i vështirë e i komplikuar do të ishte për të ceremoniali i 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

E megjithatë Aleksandër Vuçiç bëri shumë mirë që vajti në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës. Përndryshe Serbia e sotme do të vijonte të mos kishte në dorë argumenta bindës, se është ndryshe nga regjimi i dikurshëm që shfaroste civilët e etnive të tjera. Qeverisja e sotme e Serbisë është një grumbull frymëzimesh të kundërta, vizionesh kontradiktore dhe linjash që shpesh ndahen e bashkohen, ku aspirata integruese në BE dhe NATO përplaset me tundimin filorus ose me remineshencat e së shkuarës millosheviçiane. Vuçiç pretendon të përfaqësojë linjën më europianiste që egziston sot në politikën serbe.

Si i tillë, ai duhet të jepte një provë të fortë dhe duket se e dha. Qoftë edhe duke marrë mbi vete gurët dhe urrejtjen e një populli të martirizuar, i cili i ka ende të freskëta plagët e konfliktit më të tmerrshëm etnik në Europën e Pasluftës së Dytë Botërore. Një politikan duhet të dijë edhe të presë mbi vete gurët dhe fyerjet, për të mbrojtur bindjet dhe veprimet në të cilat beson. Vuçiç e bëri këtë dhe përtej emocionit që shkaktoi kjo ditë, serbët dhe boshnjakët kanë mes tyre tashmë një gjest, apo më mirë një tentativë shtensionimi që nuk ka qenë më parë. Është një gur që sot duket i vogël e i parëndësishëm, por që është gjithsesi aty, për të ngritur një urë bashkimi dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndryshme nga e shkuara dhe e tashmja.

Next Post

Ja kujt i kushtohet kënga e Getit me Luanën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com