• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E megjithatë, me 10 shtator, Sali Berisha duhet të jetë në Kuvend

by Carlo Bollino
07/09/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Tashmë u bënë 27 vite që përplasem politikisht me Sali Berishën. E përsëris prej shumë vitesh dhe vazhdoj të besoj se Sali Berisha është një njeri jo liberal, i paaftë të pranojë pluralizmin e ideve, i etur për pushtet, tek i cili, kultura arkaike që ia imponon mbrojtjen e fisit të vet familjar me do kusht, mbizotëron mbi të mbi cdo princip ligjshmërie. Jam i bindur që Sali Berisha meriton të gjykohet dhe të dënohet për krimet që ka kryer dhe që ka lejuar të bëhen me miratimin e tij, e megjithëkëtë, besoj po kaq bindshëm se me 10 shtator ai ka të drejtë të jetë në Kuvend. Jo sepse vendi ka nevojë të ridëgjojë kërcënimet e tij, shpifjet dhe politikën e tij mesjetare, por sepse nuk mund të pranohet që në një demokraci, një qytetar i zgjedhur, cilido qoftë, të përjashtohet nga Kuvendi me vendim të dikujt tjetër, që nuk është zgjedhësi.

Zgjedhjet e 25 prillit konsiderohen nga Institucionet shqiptare dhe nga komuniteti ndërkombëtar plotësisht të ligjshme. Fakti që edhe PD dhe ajo që mbetet nga LSI, kanë pranuar të ulen në parlament, konfirmon që përtej retorikës së tyre dhe të akuzave që vazhdojnë të lëshojnë, edhe vetë opozita e njeh rezultatin. Pra, përfundimi i parë që duhet të nxjerrim është se Sali Berisha, njësoj si 139 deputetët e tjerë, është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim këtë.

Dikush thotë se të jesh deklaruar person “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara, është baraz me një urdhër përjashtimi që do ta bënte Sali Berishën të papërshtatshëm me detyrën e deputetit në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Eshtë i njëjti argument i përdorur pikërisht nga Partia Demokratike dhe nga vetë Sali Berisha duke u përpjekur të pengojnë Tom Doshin në kandidimin e 25 prillit. KQZ gjithësesi doli në përfundimin se kandidatura e Tom Doshit ishte legjitime ndaj duhet të nxjerrim si konkluzion faktin se edhe zgjedhja e Sali Berishës është e tillë.

Sali Berisha e ka konsumuar rrugëtimin e tij politik, nuk mund të ofrojë asgjë më shumë për zhvillimin e dialogut politik dhe as për modernizimin dhe emancipimin e vendit. Paradoksi është se sot, i vetmi kontribut që mund t’i ofrojë demokracisë në Shqipëri është pikërisht qëndrimi i tij në Parlament. Do të ishte shumë e rëndë nëse një deputet, cilido qoftë, të detyrohej të linte detyrën e tij si pasojë e një vendimi të jashtëm, përfshi edhe atë të kryetarit të partisë së tij. Akoma më e pabesueshme nëse një përjashtim i tillë të mund të imponohej apo edhe vetëm të kërkohej nga një Shtet tjetër, qofshin këto edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerë strategjikë dhe të pazëvendësueshëm të vendit. Sigurisht, cdo shtet ka të drejtën gjithashtu të deklarojë “persona non grata” një qytetar të huaj në bazë të shumë provave ose të asnjë prove. Pikërisht Sali Berisha e ka ushtruar këtë të drejtë ndaj meje duke më dëbuar nga vendi në 1996 pa asnjë provë dhe në rastin tim, pa asnjë akuzë. Të kërkojë sot për veten një trajtim ndryshe dhe të pretendojë prova që të justifikojnë akuzat që Departamenti i Shtetit i ka bërë, është pjesë e hipokrizisë së tij të përjetshme dhe të principit tipik të cdo dhespoti që ajo që vlen për të tjerët, nuk duhet të vlejë për veten. Por ndalimi administrativ për të hyrë në një Shtet tjetër, nuk mund të transformohet as për Sali Berishën në shkelje të të drejtave të tij kushtetuese në vendlindje.

Sali Berisha duhet të hetohet dhe gjykohet për fajet e tij nga autoritetet gjyqësore shqiptare që pikërisht falë kontributit të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian sot mund dhe duhet të punojnë në mënyrë të pavarur. Të pavarur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, roli i të cilëve si garantë nuk mund të transformohet kurrë në gjykatës. Jam i bindur se një hetim i pavarur dhe profesional nuk do ta kishte të vështirë të tregonte aferat e paligjshme që Sali Berisha dhe familja e tij (vajza, djali dhe dhëndrri) kanë bërë duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit. E megjithatë në asnjë mënyrë, mungesa e hetimeve penale shqiptare, nuk mund të zëvendësohet nga masa administrative të nxjerra nga autoritetet e huaja apo nga urdhëra të marrë nga liderë partie.

Sot Sali Berisha duhet mbrojtur jo sepse e meriton, por që i njëjti trajtim të mos bëhet nesër për dikë tjetër: respekt i demokracisë dhe sovranitetit dhe do të thotë fatkeqësisht edhe që të garantohet vendi në parlament për një ish-kryeministër të korruptuar dhe joliberal që asnjë gjykatë vendase nuk ka pasur ende kurajon ta hetojë dhe gjykojë.

Next Post
Shpëtoni ‘ushtarin’ Basha, është kapur ‘rob’ nga ‘gjenerali’ në pension Berisha

Ultimatumi i DASH/ Ish-këshilltarja e Berishës, apel kreut të PD: Basha duhet të thyejë heshtjen, ja pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com