• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E krijuar për të kundërshtuar fuqinë amerikane/ Fundosja e anijes simbol të Rusisë, siklet i madh për Putinin

by Java News
15/04/2022 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundosja e anijes ruse në Detin e Zi është një goditje e madhe për ushtrinë e Moskës dhe një siklet i madh për presidentin Vladimir Putin, shkruan Skynews.

Moskva u bë anija e parë luftarke që fundoset gjatë një konflikti që nga Lufta e Falklands, kur u mbyt në brigjet e Ukrainës .

Në fakt, ajo mund të jetë anija luftarake më e madhe e fundosur në kohë lufte që nga viti 1945. Ukraina thotë se ka goditur anijen luftarake me dy raketa.

Ndërsa Rusia nuk ka konfirmuar asnjë sulm. Zyrtarët rusë kanë thënë së një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve, duke shkaktuar dëmtimin e anijes.

Anija u fundos ndërsa po tërhiqej në breg për shkak të motit të stuhishëm.

Një zyrtar perëndimor tha se shpjegimi rus për shkakun e dëmtimit të anijes është “i vështirë për t’u besuar” dhe nëse do të ishte i vërtetë do të tregonte paaftësi serioze nga ana e ushtrisë ruse.

Në të kundërt, pretendimi ukrainas duket “i besueshëm”, tha zyrtari perëndimor.

Sido që të jetë e vërteta, fundosja e anijes është një goditje tjetër për Rusinë pasi lufta e saj kundër Ukrainës hyn në javën e tetë, ende pa asnjë fitore të madhe, duke pësuar humbje të mëdha të ushtrisë dhe arsenalit ushtarak.

Presidenti Putin do të duhet gjithashtu të shpjegojë pse luftanija e tij kryesore në Detin e Zi nuk është më. Nëse pretendimi ukrainas për sulmin raketor është i vërtetë, kjo do të sinjalizojë pikënisjen për aftësinë e Ukrainës për të sulmuar anijet nga bregu, që do të thotë se anijet e tjera ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov janë në rrezik, diçka që komandantët e tyre ndoshta nuk e kishin parashikuar më parë.

Moskva njihet si anija e epokës sovjetike e krijuar për të kundërshtuar fuqinë amerikane

Moskva hyri për herë të parë në shërbim të marinës sovjetike në vitin 1983. Ajo u ndërtua në Ukrainën e atëhershme Sovjetike dhe në atë kohë quhej Slava (Lavdi).

Anija  u riemërua Moskva (Moskë) në 1995 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në anijen Moskva u bë takimi i liderit sovjetik Mikhail Gorbachev dhe Presidentit të SHBA-së Xhorxh Bush në Maltë në dhjetor 1989.

Vladimir Putin ka mbajtur gjithashtu takime në bord me liderë botërorë.

Moskva ishte e armatosur me shumë raketa kundër-anije dhe tokë-ajër.

Rusia ka dy anije të tjera të së njëjtës klasë, Marshal Ustinov dhe Varyag, të cilat shërbejnë përkatësisht me flotën e Rusisë Veriore dhe Paqësorit, që veprojnë në oqeane të largëta.

Anijet u projektuan në Bashkimin Sovjetik në fund të viteve 1970 për të kundërshtuar grupet e aeroplanmbajtësve amerikanë dhe për të siguruar mbrojtje ajrore për anijet sovjetike.

g.kosovari

Next Post
“Rama ngarkoi me detyrë SPAK-un, iu tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën”

"Rama ngarkoi me detyrë SPAK-un, iu tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In