Një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kavajës.
31-vjeçari me iniciale M. Rr u gjet i shtrirë në sheshpushimin e një pallati. Me marrjen e njoftimit, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ai ka rënë nga kati i pestë i pallatit.
I riu është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë. Policia thotë se i riu pavarësisht se u gjet në Rrugën e Kavajës, rezulton se banimin e kishte në anën tjetër të kryeqytetit, në rrugën “Myslym Keta”.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po vijon punën për të zbuluar shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.
/a.r