E ëma e goditi me gurë për ta vrarë/ Pastor Vilajeti përlotet te Se Luan Topi dhe rrëfen historitë e dy fëmijëve të shpëtuar

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Pastor Paulin Vilajeti ndau me publikun momente të vështira, por edhe histori të veçanta nga jeta e tij.

Gjatë bisedës me Erjona Rusin, ai tregoi dy raste të jashtëzakonshme që lidhen me shtëpinë e fëmijës që ka themeluar, duke prekur emocionalisht studion dhe shikuesit.

Pastori rrëfeu se fëmija i parë që kishte marrë në kujdes ishte një djalë, të cilin nëna e kishte çuar në breg të lumit në Berat dhe e kishte goditur me gurë me qëllim që ta vriste. Ajo mendonte se fëmija kishte vdekur.

“Policia e dëgjoi duke qarë dhe kështu arritëm ta shpëtonim. Ne e strehuam dhe sot ai është i martuar. Është një ndër njerëzit më të njohur në Tiranë”, tregoi Pastor Vilajeti.

Historia e dytë kishte të bënte me një foshnjë që ndodhej në maternitetin e Beratit. Shtëpia e fëmijës e mori në kujdes dhe, kur vajza mbushi 17 vjeç, pastori e pyeti nëse dëshironte të takonte mamanë e saj.