• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E djathta shqiptare 30 vjet më pas, ose nga 8 dhjetori në 25 prill

by Alfred Peza
07/12/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nga njëri dhjetor në tjetrin, vitet kaluan aq shpejt, sa tani duhet të përkujtojmë 30 vjetorin e fillimit të prostestave në Qytetin “Studenti” në Tiranë, që çuan në rrëzimin e komunizmit edhe në Shqipëri. Rënia e Murit të Berlinit, solli përmes një efekti domino, rënien e perdes së hekurt në Europën Lindore për të ndalur edhe në vendin tonë. E ja ku jemi sot përballë historisë së atyre ditëve historike, për të bërë një bilanc të shkurtër, në raport me të sotmen!

Tri dekada më parë qytetarët u ngritën me shpresën se do të linin pas, gjysëm shekulli izolim, duke dashur që ta bënin edhe Shqipërinë si gjithë Europa. Atëherë protagonist kryesor i Partisë Demokratike, i së parës forcë antikomuniste që shënoi vendosjen e pluralizmit, ishte Sali Berisha. Edhe sot, ai vazhdon që të jetë sërisht lideri “de facto” i së djathtës, duke vendosur formalisht në krye të PD, pasardhësin e tij të përkohshëm Lulzim Basha.

Ilir Meta ishte atëherë student përballë Presidentit komunist Ramiz Alia, ndërsa sot i ka zënë vendin duke qenë Presidenti i gjashtë pluralist në radhë, nga atëherë. Por këtë radhë portat janë ndryshuar, sepse është Ilir Meta ai që kërkoi pak muaj më parë që të rikthehej në Qytet “Studenti”, jo për ti garantuar ata për lejimin e pluralizmit, por për të ngritur qytetarët në protestë për një parti politike.

E djathta dhe opozita shqiptare sot, ka në krye të njëjtët personazhe prej 30 vjetësh, Disa prej 28 vjetësh. E disa të tjerë, prej mbi 20 vjetësh. Më i madhi ndër të rinjtë dhe më i riu ndër të mëdhenjtë e lidershipit të sotëm opozitar, është Lulzim Basha. E ai “vetëm” me 15 vjet bilanc, si protagonist i dorës së parë, në jetën politike të vendit. Por problemet e PD, “Opozitës së Bashkuar” dhe të së djathtës së vjetër apo të re shqiptare sot, janë po ato që ishin edhe në 8 dhjetorin e 1990.

Janë po të njëjtat parrulla të vjetra, që ishin edhe ditën e parë të demokracisë. Janë po të njëjtët drejtues të vjetër, që ishin ditën e parë kur ua rrëmbyen studentëve dhe qytetarëve, skenën për të mua e lëshuar më asnjëherë. Janë po të njëjtat problemeve të vjetra të artikuluara prej tyre atëherë, e ende të pazgjidhura edhe sot. Janë po të njëjtat sfida të vjetra, që ishin fringo të reja, në ditën që u rrëzua komunizmi.

Liderët e së djathtës sot, në 30 vjetorin e pluralizmit, janë pa bilanc. Sepse sa ishin për 15 vite në pushtet gjatë kësaj kohe, nuk bënë pothuajse asgjë; as për dekomunistizimin. As për dëmshpërblimin moral e financiar të të përndejkurve politikë. As për integrimin e të persekutuarve dhe pasardhësve të tyre. As për kthimin dhe kompensimin e pronës. As për reabilitimin e figurave të së djathtës historike. As për përfshirjen e tyre reale në drejtimin e jetës politiko- shoqërore të vendit.

Shqipëria nuk ka sot një elitë të së djathtës tradicionale, të vjetër a historike që të ketë marë vendin që i takonte pas gjysëm shekulli mohimi, shkatërrimi e ndalimi. Shqipëria sot nuk ka një elitë të së djathtës së re të postkomunizmit, të borgjezisë apo klases së re kapitaliste, që ndjehet e përfaqësuar në ndonjë program elektoral të PD. Shqipëria sot nuk ka një të djathtë ideologjike, programore e politike që ta dallojë qartazi nga e majta apo segmentet e tjera të jetës shoqërore të vendit.

E vetmja gjë që ka trashëguar PD, janë të njëjtët liderë që e kanë kapur për fyti dhe nuk e lëshojnë vendin, për ti hapur rrugën një fryme të re ndryshimesh reale. Për të sjellë brenda radhëve të së djathtës politike shqiptare, personalitetet e vjetra dhe të reja të shoqërisë sonë. Emrat më përfaqësues, që do të sjellin idetë e reja, energjitë e reja, mentalitetet e reja dhe frymën e re e të madhe të ndryshimit, që mund ta rikthejnë nesër sërisht në pushtet, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Meqenëse asnjëra prej tyre nuk ka as edhe një shenjë, shans apo mundësi të ndodhë, atëherë i vetmi bilanc pas 30 vitesh nga fillimi i revolucionit demokratik për rrëzimin e komunizmit, është një lutje e madhe e të djathtëve të vërtetë që: PD me Sali Berishën e Lulzim Bashën në krye dhe me aleatët e tyre të vjetër, të humbin në zgjedhjet e pranverës!

Një humbje e vogël për lidershipin e vjetër, që mund të ketë vlerën e një fitoreje të madhe për të gjithë ata të djathtë të vërtetë, që duan të shënojë një fillim të ri. Një start që do të niste me largimin e kësaj oligarkie politike që e ka marë peng opozitën e sotme, për ti hapur rrugën, ndryshimeve të shpejta e të thella për rithemelimin e së djathtës reale shqiptare për dekadat e ardhëshme.

Next Post
Shtimi i infektimeve, ish-ministri i Shëndetësisë: Është lëshuar pak dora tek testime…

Debati/ Ish-ministri i Shëndetësisë i përgjigjet PD-së: Ju përgjigjem situatës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In