
Mjekja Liljana Ramasaço dhe ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja kanë zhvilluar një debat në “emisionin “Real Story” në “News 24” në lidhje me faktin sesi po e menaxhon vendi ynë pandeminë e koronavirusit.
Ndërsa, ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Kajo theksoi se Shqipëria e ka situatën e Covid-19 nën kontroll.
Gjergji Koja: Sistemi shëndetësor iu përgjigj menjëherë situatës së koronavirusit. Covid-19 gjeti në vështirësi edhe OKB-në. Kemi situatën nën kontroll. Ju kishit ca rrangallë.
Gjergji Koja: Ju nuk din i të bëni akoma llogari matematike, jo të bëni gjë tjetër.
Liljana Ramasaço: Shqipëria ka 1 502 raste për 100 mijë banorë, shumë më pak se vendet e rajonit. Janë të dhëna të OBSH-së këta, nuk i shpik unë. Pse nuk i çoni të sëmurët në Covid-3 dhe Covid-4?
Gjergji Koja: Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 trajtojnë të sëmurë që nuk janë aq rëndë sa Covid-1 dhe Covid-2. Kjo opozitë del e akuzon për fshehje të të vdekurve, absurde.
Liljana Ramasaço: Turpin e keni ju, që fshehët numrin e të vdekurve nga koronavirusi.