• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E dielë drithërimash, tifozët e Milanit ‘pushtojnë’ stadiumin e Sassuolo-s/ Pioli mesazh tifozëve: Të parët me meritë

by Java News
21/05/2022 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E diela është një ditë shumë e rëndësishme për futbollin europian, pasi në Seria A dhe Premier League titulli i këtij sezoni do vendoset në ndeshjen e fundit. Në Itali Milan është afër ‘skudetto-s’ pas 11 vitesh, por për këtë i mjafton të paktën 1 pikë në transfertën e Sassuolo-s.

Për këtë mijëra tifozë janë organizuar për të udhëtuar në transfertë, ndërsa sipas ‘Gazzeta dello Sport’ nga 21.500 vende 18 mijë do jenë rezervuar nga kuqezinjtë. Praktikisht do jenë si një ndeshje në shtëpi për Milanin, që udhëheq kampionatin me 2 pikë më shumë, por ka edhe favorin e ndeshjeve direkte.  Trajneri Pioli në prag të ndeshjes është shprehur se ‘kemi qenë më të mirët deri më tani dhe këtë duhet ta tregojmë edhe me Sassuolo-n’.

Sakaq Interi, po të dielën në orën 18:00 pret në shtëpi Sampdorian. Edhe zikaltërit, ashtu si ‘djalli’, stadiumin ‘San Siro’ do ta kenë mbushur plot e për plot më tifozë. Lidhur me mundësitë për të dalë kampion, trajneri i Interit Simone Inzaghi, është shprehur se ‘duhet të fitojmë me patjetër për të mos patur pendesa pas 90 minutave’. Mirëpo për këtë finish emocionues ka edhe paragjykime, pasi nuk janë të pakët tifozët e Interit që e shohin me mosbesim faktin që presidenti i Sassuolo-s është tifoz i madh i Milanit.

Ndërkohë po të dielën, por në orën 17:00, do vendoset edhe titulli në Premier League. Manchester City që ka një pikë më shumë se Liverpool pret Aston Villa-n në shtëpi, ndërsa të besuarit e Kloop do luajnë kundër Wolves.

Stefano Pioli dhe Milan i tij janë vetëm një hap larg titullit kampion, mjafton që kundër Sassuolo-s të mos humbasin:

“Kemi qenë më të mirët deri më tani, por duhet të jemi edhe nesër. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, ashtu siç kemi bërë gjithnjë. Nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë kemi bërë deri dje, ka rëndësi vetëm ajo që të jemi të aftë të bëjmë nesër. Jemi përpara një okazioni të mirë dhe duhet ta përmbyllim. Dua të jem i përqendruar vetëm te sfida kundër Sassuolo-s”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp duke shtuar:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata nuk do të na dhurojnë asgjë, askush nuk na ka dhuruar asgjë deri më tani. Gjithnjë i kemi interpretuar mirë ndeshjet por çdo ndeshje ka historinë e vet.

Mesazh për tifozët? Do të jetë një sfidë e vështirë, por së bashku sigurisht që jemi më të fortë. Kemi nevojë për të gjithë, na duhet shumë shtysa që na japin tifozët, jo vetëm ata që do të jenë të pranishëm në ‘Mapei Stadium’.

A e meriton Milan titullin kampion? Këto do ta themi nesër, për momentin jemi të parët që e meritojnë”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.

Next Post
‘Bomba’ e “Marca”: Mbape mund të prezantohet nesër te Reali

Vjen ndryshimi i papritur/ Mbappe i thotë JO Realit. Sot bën rinovimin me PSG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In