• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E çuan në SPAK, reagon i riu socialist: Kujdes kur më quani petal! Ja e vërteta pse nga Lushnja votova në Himarë

by A R
20/02/2025 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dasho Veizaj, i cili njihet edhe si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’ për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore të PS, ka reaguar në Facebook pasi u padit në SPAK nga ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria.

Gjikuria ka vendosur të padisë në SPAK të riun Veizaj, pasi në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë.

Me një postim të gjatë, Veizaj ka vendosur të thotë të vërtetën e tij.

Postimi i plotë:

Në një botë ku fjala e lirë është një bekim, por edhe një përgjegjësi, disa zgjedhin ta përdorin atë jo për të ndriçuar të vërtetën, por për të hedhur hije mbi të. Ata që ndërtojnë gënjeshtra nuk kanë për qëllim të informojnë, por të manipulojnë. Dhe për këtë, nuk mund të kem asgjë tjetër përveçse përçmimit.

Të shpifësh është e lehtë, të ndërtosh të vërtetën është punë e mundimshme. Ata që i japin vetes të drejtën të luajnë rolin e gozhdës duhet të dinë se çekiçi i fakteve nuk i fal.

Kam lexuar këto ditë në media se opozita e paska gjetur pas 7 muajsh shkakun e humbjes së zgjedhjeve lokale në Himarë. Paska qenë vota ime. Ndërsa humbësi i importuar nga organizata Panepirote paska bërë një kallëzim ndaj meje në SPAK, duke pretenduar se unë paskam manipuluar të dhënat e mia të vendbanimit për të votuar në Himarë.

Po, e dëgjuat mirë – një akuzë që është jo vetëm qesharake, por edhe një dëshmi e varfërisë mendore të atyre që kërkojnë të më baltosin. Peçua nga Amerika më akuzon mua, që përveçse me rrënjë e me degë jam nga Borshi, po kam vendosur që gjithë jetën time ta jetoj në Shqipëri. Unë i besoj drejtësisë dhe i besoj SPAK-ut, sepse e vërteta ime nuk ka nevojë për zbukurime apo mbrojtje – ajo qëndron e pastër dhe e palëkundur.

Për ta bërë të qartë për të gjithë ata që duan të luajnë me fjalët: unë, që nga dita që kam lindur, kam qenë i regjistruar si banor i Himarës. Në Lushnjë kam ndjekur arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, por kjo nuk ka ndryshuar kurrë vendbanimin tim ligjor, i cili prej 19 vitesh ka qenë Himara. Kjo është e drejta ime legjitime si qytetar shqiptar dhe askush nuk mund të më mohojë atë që ligji e njeh si të drejtë.

Kam një emër – Dashnor Veizaj – dhe nuk kam nevojë të fshihem pas pseudonimeve apo epiteteve që shpik imagjinata e lodhur dhe e varfër e atyre që kërkojnë të më përbaltin. Por, siç thoshte Migjeni, “Njeriu që s’di, asht një kafshë; por njeriu që din dhe s’ban, asht një tradhtar.”

Në këtë rast, ata që e dinë të vërtetën dhe sërish zgjedhin të përhapin gënjeshtra, nuk janë as kafshë, as njerëz – janë thjesht shërbëtorë të errësirës.

E qeshura është përgjigjja më e mirë ndaj absurditetit! Don Kishoti do të qeshte me të madhe me këtë farsë. Të akuzosh një person që ka votuar në vendin e tij të regjistruar ligjërisht është qesharake – një absurd që vetëm një mendje e errët mund ta prodhojë. Faktet janë të thjeshta dhe të verifikueshme: unë kam qenë gjithmonë banor i Himarës dhe e drejta ime për të votuar atje nuk ka qenë kurrë e diskutueshme.

Por këtu vjen ironia më e madhe: në zgjedhjet e vitit 2024 në Himarë, përballë një kandidati shqiptar, garonte një pseudo-kandidat, një “kolloqithe”, i maskuar si mbrojtës i të drejtave të njeriut, por në realitet një marionetë e atyre që e përdorin Himarën për axhendat e tyre të errëta. Dhe ai garonte nën siglën e gërmadhës më të shpifur që ka njohur Shqipëria! A duhet të habitemi që ata që sot më sulmojnë ishin të njëjtët që mbështesnin këtë farsë politike?

Himara nuk harron thonë ata! Po Himra nuk harron! Nuk harron të kaluarën e saj, nuk harron persekutimet, nuk harron ata që kanë përdorur emrin e saj për interesa të errëta dhe, po ashtu, Himara nuk harron as “palikaret” që përpiqen ta quajnë Vorioepir.

Pas fjalës sime në Kuvendin Rinor Socialist, më kanë quajtur “këllirë”, “kalama i lig”, “vegël qorre e Partisë Socialiste” etj. Nëse ky është arsenali i argumenteve të tyre, më vjen keq për varfërinë e mendjes që e ka prodhuar. Por gjithashtu më quajnë “petale e bukur e trëndafilit socialist”?!

Ironia këtu është dyfishe: së pari, është një përpjekje e dështuar e humbësve për të shmangur problemet e brendshme, të cilat pas 11 majit vetëm do të thellohen. Por, në të vërtetë, një petale e një trëndafili mbetet gjithmonë e bukur, ndërsa një gjemb, nëse përdoret pa mençuri, nuk bën gjë tjetër veçse shpon dorën e atij që e mban. Pra, kujdes me metaforat!

Në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste unë kam thënë një të vërtetë të thjeshtë: Të rinjtë janë pjesa më e bukur e partisë sonë dhe e simbolit të saj. Kushdo që kërkon ta përdorë këtë si armë kundër meje, tregon vetëm paaftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e brezit të ri.

Dhe po, unë nuk ika nga Shqipëria – nuk ika për të kërkuar një të ardhme diku tjetër, por besova se kjo e ardhme mund të ndërtohet këtu, në vendin tim, me njerëzit e mi, për të cilët do të vazhdoj të luftoj.

Idealet e mia nuk i tradhtoj dhe as nuk i nxjerr në shitje, siç bëjnë shumica e atyre që më kanë “analizuar” dhe baltosur mua në portale e kanale. Ditën flasin për parime dhe natën gjurmojnë çdo shteg të mundshëm për të përfituar si xhambazë të vërtetë.

Next Post
Berisha konfirmon se kishte dijeni për arrestimin e Veliajt: Pritej që në dhjetor!

Betohet Berisha: Unë jam si Trump, do ta shkrij SPAK si presidenti amerikan Prokurorinë e Nju Jorkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In