• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ç’rëndësi ka nëse vjen apo ikën LaCivita

by Artur Ajazi
24/04/2025 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ditët e fundit, është rritur ndjeshëm “interesimi” mediatik lidhur me ardhjen apo largimin e Cris LaCivita nga selia dhe fushata e Partisë Demokratike. Edhe pse është fushatë, edhe pse Sali Berisha, e prezantoi me bujë të madhe amerikanin e fushatës së Donald Trumpit si “arkitekti i fitores edhe i PD në Shqipëri”, nuk duket se ardhja apo ikja e tij përbën ndonjë lajm apo shqetësim. Përkundrazi. Me ardhjen e Cris LaCivita tek PD për disa ditë, nuk është se ndryshoi diçka.

Eshtë po ai Berishë, po ajo PD, po ata oratorë që duke justifikuar “mirësinë” e Doktorit, ç’nuk thonë në fjalimet e tyre të habitshme në salat e pallateve të sportit. Ikja apo ardhja e amerikanit LaCivita, do të ishte vërtetë kuriozitet mediatik apo politik, në rast se ai do të kishte sjellë në Shqipëri, mesazhe të qarta nga vetë Trump, apo në rast se fushata e Berishës do të kishte risi të padëgjuara prej tij. Por tek sheh se si Berisha bën fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit 2025, sikur të ishte në 1996 apo 2005, kjo natyrisht nuk të ngjall fare interes.

Rëndësi për shqiptarët, kanë sot programet e partive, pikat e demosdoshme të saj, ekipet e partive, dhe brumi i fjalimeve të titullarëve  dhe kandidatëve. Në fushata elektorale, nuk mund të dalësh kur je i mbushur me bllofe, mllefe, apo dhe inate të tjera personale dhe krahinore. Të dalësh në fushatë, dhe të thuash se “Veriu është diskriminuar nga Edi Rama, më shumë se Jugu në 12 vjet”,  dhe të udhëtosh në autostradat e reja të ndërtuara nga ky kryeministër, kjo sikur nuk shkon. Madje të nxjerr bllof dhe shpifës. Apo të dalësh në fushatë, dhe të përsëritësh të njëjtat fjali dhe premtime që ke thënë 12 vite më parë, edhe kjo sikur nuk shkon.

Pas një periudhe të gjatë në “stol”, opozita e sotme duhej të kishte koalicionin më të madh, dhe më të fuqishëm politik, dhe nuk kishte ç’i  duhej Cris LaCivita, me pagesë aq të shtrenjtë. Fushata elektorale është objektive dhe origjinale, kur politikani flet për premtime të besueshme, pa u sforcuar, pa u djersitur se “mund të bëjë gafa nga përsëritja e shpeshtë e gënjeshtrave”. Shqipëria e 2025, nuk është Shqipëria e 1992, as Shqipëria e 2005, kur opozita e sotme mburrej se “kishte me vehte amerikanët”, dhe kur zgjedhjet i fitonte me blerje votash dhe banda. Drejt pushtetit nuk shkohet duke marrë me “qera” ish-këshilltarë nga SHBA apo ish-eurodeputetë nga Europa.

Kursi me të cilin u prezantua edhe në këto zgjedhje kjo opozitë, mbetet një prej shkaqeve të dështimit kronik të Partisë Demokratike.në 2025, nuk mund ti impresionosh më shqiptarët, me ish-këshilltarë presidentësh, apo me eurodeputetë që e shohin ftesën e Berishës, si pjesë të biznesit të tyre. Ndaj, ikja apo ardhja e Cris LaCivita, nuk ka asnjë rëndësi, dhe asnjë ndikim në betejën elektorale të opozitës. Ai thjesht ka mbetur , si “lajm i parë” vetëm në portalet dhe mediat e Doktorit.

Next Post
Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin

Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com