• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E bardha, e kuqja dhe e zeza e 100 ditëve të para të Rama 2.0

by A R
06/01/2018 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klea Petro/

“100 ditë janë shumë pak për të vlerësuar punën e një mandati, por janë mjaftueshëm për të kuptuar drejtimin në të cilin po udhëheqim Shqipërinë”. Ky ishte lajmotivi i fjalës së Kryeministri Rama ditën e sotme, në prezantimin e rezultateve të 100 ditëve të para të qeverisjes së tij 2.0.

Në dy dimensionet paralele në të cilat ekziston politika shqiptare, nuk mund të ndodhte ndryshe, nuancat dhe hijera e këtyre 100 ditëve është jo vetëm e kundërt, por edhe e simetrikisht kundërshtuese.

Nga njëra anë, një qeveri që reklamon me bujë shumë arritje, edhe kur bëhet fjalë për ndryshime estetike ligjore apo projekte që mbeten ende në listën e dëshirave.

Jo se në këtë listë arritjesh të 100 ditëve të para nuk ka gjëra të vyera. Finalizimi i kontratës për Rrugën e Arbrit, takimi ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, lobimi për çeljen e negociatave, modernizimi i disa spitaleve, shpëtimi i disa momunenteve të kulturës nga rrënimi apo shmangia e humbjes së jetëve gjatë përmbytjeve të nëntorit hyjnë me të drejtën në listën e arritjeve.

Megjithatë, nga ana tjetër, për një sy sadopak të stërvitur përsëritet tendenca e lyerjes me ar të shumë akteve që fare mire mund të stivosur në përditshmërinë e punës së administratës publike. Një mori ligjesh, planesh apo projektesh, të cilat duhet ende të realizohen.

Mbivendosur kësaj panorama “pontiliste”, sinonim e huazuar nga piktura për të përshkruar një teknikë që përdor një bollëk të tepruar ngjyrash, opozita sheh një 100 ditësh tërësisht të zymtë, në të cilin absolutisht asgjë e mirë s’ka ndodhur.

Madje, ajo tenton të lidhë ekzistencën tonë me relativizmin e saj obskurantist, në një orvatje për t’i dhënë më shumë zë kauzave që përsëriten dhe serviren në mënyrë të përditshme sade, a thua se pak më shumë salcë e pak më pak kripë do të ndryshonte thelbin e gatimit të ngjizur nga duart e saj.

Përsëri droga, korrupsioni, krimi, e gjithfarë akuzash që nuk gjejnë mbështetje racionale në dokumenta, letra apo prova të çfarëdoshme, por që vetëm kapardisen mbi supozimin e përsëritur deri në sfilitije se ky vend nuk do të bëhet përsa kohë populli, në mënyrë autosadiste zgjedh qeverinë e gabuar për ta drejtuar.

Ndaj 100 ditët e opozitës, që në start nisen me supozimin e gabuar se është populli ai që “i mashtruar” ra në pritën e një qeverie të korruptuar, duke mos qenë në gjendje të shihte alternativën e duhur, atë të prezantuar nga opozita, pavarësisht se le ta themi troç… alternativa e vetme pas tre muajve në çadër ishte një copë letër me ca premtime zhgarravitur kuturu e asnjë shpjegim se si.

Për fatin tonë të mirë, ka edhe një gjykatës të tretë, në gjendje për të ndarë me një vijë të kuqe të bardhën nga e zeza. E ky gjykatës, Bashkimi Europian, deri tani thotë se në kontrastin midis dy ngjyrave më antagoniste në hierarkinë e ngjyrave dhe të simbolikës, e bardha mbizotëron.

Kjo nuk do të thotë që duhet të duartrokasim njëzëri qeverinë, por përsa kohë liderat e Unionit njëzëri kërkojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë, diçka e mirë duhet të jetë bërë. E ky është një fakt, që nëse do të konfirmohet edhe me një rekomandim pozitiv të Komisionit në muajin prill, do të japë një notë qartësisht kaluese për kabinetin Rama 2.0.

Në pritje, secili është i lirë të vendosë notën e tij, por një këshillë nga autori i vërtetë i romanit të së “Kuqes dhe të Zezës” thotë se “pasionet tona politike janë asgjë më shumë, se një ngadhnjim i egoizmit mbi arsyen”.

Next Post
Shpëtohen 255 klandestinë në Mesdhe

Drama e klandestinëve, mbyten 25 persona në brigjet e Libisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In