• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Rrëfehet ish-kreu i Policisë: Si u dërguan studentët e ‘Rendit’ që të vrisnin popullin e Delvinës

by A R
15/01/2025 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bajram Yzeiraj ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës, ish-ministër dhe zëvendësministër në një rrëfim ekskluziv në studion e Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ka folur për ngjarjet e vitit 1997 ku akademia ku përgatiteshin studentët u zhvendos në Delvinë dhe përpjekjet që u bënë për të shfrytëzuar këta student në shërbim të vendit.

“Në vitin 1997 unë isha pedagog në Akademinë e Policisë. Asokohe drejtuesi i Akademisë Hysen Arapi mbante qëndrime politike. Në zgjedhjet e vitit 1996 u morën studentë nga Akademia për të ndihmuar policinë në nivel vendor. Ishte e vështirë për studentët sepse ishte një hap i madh nga shkolla në terren. Kur ata u kthyen më thanë:

“Profesor, kemi bërë diçka të keqe, na vret ndërgjegjja; kemi rrahur njerëz, kemi zhdukur kuti.” Bëhej fjalë për zonat Burrel, Milot, Laç, Rrëshen. Këtë ma thanë studentët e mi. Pra, studentët kishin marrë kutitë e votimit në zgjedhjet e vitit 1996. Tjetër gjë iu mësuam atyre studentëve në shkollë për ligjet dhe tjetër gjë i detyroi sistemi të bënin.

Erdhëm në atë ditë ku, në vitin 1997, shkolla, me urdhër të organeve vendimmarrëse, u mor, u mashtrua, u gënjye nga ish-drejtuesi i shkollës. Ai ishte një ushtarak politik dhe i çoi studentët në Delvinë të Gjirokastrës, dhe aty i vunë në formacion ushtarak me automatikë. Do të luftonin ca grupe njerëzish që iu kishin marrë lekë dhe armë dhe lëviznin nëpër Delvinë. Për fat, shefi i katedrës së kufirit asokohe, kur e kuptoi se si ishte e vërteta, e kundërshtoi gjeneralin Hysen Arapi. E kundërshtoi dhe i tha që prindërit na i kanë besuar studentët për t’i mësuar, jo për të luftuar vëllezërit e tyre. I tha studentëve që të hipnin në makinë me të. Ai oficeri ishte një oficer shembullor sepse e kuptoi se si po gënjeheshin dhe arriti t’i kthente studentët në shkollë shëndoshë e mirë, sepse mund të ishte vrarë ndonjëri. Dhe ai oficer duhej të ishte dekoruar për atë që bëri. Janë dekoruar njerëz që kanë djegur duke i quajtur pishtarë të demokracisë, ndërsa për oficerë të tillë nuk u kujtua askush. Duhet theksuar se akademia është një shkollë, nuk është municion rezervë, nuk duhet të përdoret”– tha Bajram Yzeiraj/E.P-dritare.net

Next Post
Dalin përgjigjet e dëmtimeve te Milani, mbrojtësi dhe sulmuesi mungojnë ndaj Juventusit

Dalin përgjigjet e dëmtimeve te Milani, mbrojtësi dhe sulmuesi mungojnë ndaj Juventusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In