• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të korruptuarit dhe të propogandizuarit

by Ben Andoni
16/01/2025 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Studentët beogradas dhe ata novisadas prej ditësh po e trandin Serbinë dhe pushtetin tejet autokratik të Vuçiq. Aksioni i tyre po projekton ndikimin tek shumë kolegë jashtë vendit, lidhur me formën e përballjes ndaj autokratëve. Aq shumë prodhojnë lajme në median e huaj, saqë prirja e tyre po mirëpritet si një nga mjetet për të trandur autokratët bajagi të shumtë të demokracinë post ‘90. Dhe, nuk janë pak. Në Ballkan i kemi para syve dhe janë pothuaj në të gjithë vendet tona, kush më shumë e kush më pak në pushtet: në Evropën Qendrore kulmon Orbani dhe modeli i tij “hungarez”; në atë të Lindjes kemi drejtuesit sllovakë dhe çekë; dhe, më thellë drejt Azisë, vetë Putinin, Carin modern rus. Në Bullgari situata do të ndryshonte pak kohë më parë, kur një grup teknokratësh të rinj sfiduan sistemin politik të Sofjes. Në vitet e fundit kemi edhe raste të tjera sporadike, por që të gjitha mbesin në fund… Nuk është vendi për t’u ndalur tek të gjitha dhe veçmas, porse është e habitshme pse nuk përfitohet në Shqipëri? Pse nuk kemi marrë shembuj, që mund t’i trandin të korruptuarit dhe të ndryshohen elitat? Njësoj si në vendet e lartpërmendura, ajo që i bashkon të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore është një fill gati i përbashkët, që mund të konsiderohet edhe si emërues: Sistemi i ri demokratik është shumë i korruptuar dhe përpjekja e vetme është ta ndryshosh në burim ose me një deux at machina; populli mbetet shumë i propaganduar, nuk ka si shpjegohet që autokratët pëlqehen dhe nuk e lëshojnë pushtetin; e përfundimi që mbetet është se: problemet mbeten shumë të mëdha në demokracitë e reja. Jo më kot, hapësirat tona në Ballkan po boshatisen, ashtu si popullsia shqiptare po përgjysmohet, kurse pjesa intelektuale, që do mbante barrën është gjithnjë e më shumë në ikje. Përllogaritjet e ekspertëve të INSTAT-it kanë treguar se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve, që jetojnë jashtë vendit (Monitor, 2024).
Problemi duket më i majisur, kur mendon se prirjet që kanë përcjellë demokracinë në Evropën Lindore dhe Qendrore ka qenë një lloj lajmërimi edhe për ndryshimet, që do të ndodhnin në SHBA. Referimet dhe parashikimet e para në Evropë për mundësinë e ardhjes së Trump-1 i lanë me gisht në gojë njësitë amerikane të sondazheve dhe kolegët e përtej Atlantikut, që nënvleftësonin fuqinë Trump-jane prej luftës hibride, atë kibernetike dhe fuqinë e lajmeve të pavërteta. Historiani Timothy Snyder e ngriti narracionin e tij për këtë argument në sythin e 16 të traktatit “Mbi Tiraninë” shumë thjesht por me një simbolikë, që ai e merr nga realiteti amerikan. Ai u kërkon bashkëqytetarëve të tij amerikanë të merrnin masivisht pasaporta, sepse nga një statistikë ku mbështetej, rezultonte se amerikanët nuk kishin shumë angazhim për dokumente udhëtimi. Vetëm duke parë dhe mësuar se ç’bëhej jashtë vendit, sidomos në Evropë mund të ndryshonin Amerikën. “Lufta do të jetë e gjatë. Edhe nëse ajo kërkon sakrifikim, fillimisht do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme për botën përreth nesh, në mënyrë që ne të dimë se ndaj kujt po rezistojmë dhe se si mund ta bëjmë këtë më mirë”. Fjalët dhe referimet e Snyder lidhen vërtetë me mandatin e parë të Trump-1, por fillesat e Trump-2 po duken njësoj shqetësuese dhe treguan se publiku kudo tashmë nuk logjikon më për të ardhmen dhe ç’është më e keqja nuk i bën përshtypje asgjë. Mëtimet e Trump-2 për marrjen e Groenlandës, ‘bashkimin’ me Kanadanë, marrjen e Kanalit të Panamasë, madje për disa raste syresh duke përdorur dhe forcën ushtarake, po tregojnë pse propaganda dhe letargjia po e mbyt pak e nga pak idilin e demokracisë. Po ne shqiptarët e këtej dhe përtej kufirit pse jemi kaq të përgjumur?! Shqetësimi më “i madh” dhe i vetëm deri tani në Shqipëri është nëse administrata e re Trump do të heqë apo jo “non gratën” e familjes Berisha (!), ashtu si presin në të njëjtën kohë edhe në Republika Srpska, Serbi dhe pak vende në Ballkan. Lajmet e orëve të fundit, që ndjekin vendimin e tretë ekzekutiv të administratës Biden për korrupsionin, tregojnë se nuk do të jetë aq e lehtë, sa mendohet në Tiranë, Beograd, Shkup, Banja Luka, Prishtinë etj. Historia e deritanishme amerikane ka treguar se personat “non grata” nuk preken në “sikletin e tyre”. I vetmi fat i rajonit është se ende ka peshë të vogël në skakierën ndërkombëtare dhe jo atë që na prezantojnë politikanët ballkanas, kuptohet kur nuk plas ndonjë luftë dhe ky rajon i vockël ka eksportuar vërtetë luftëra të mëdha. Shtuar këtu edhe me shkatërrimet e luftërave të post viteve ’90.
Në Shqipëri nuk po e mësojmë dot, ashtu si vendet e tjera, se demokracia ka detyrime shumë të mëdha dhe kërkon vazhdimisht përpjekje për të mbajtur gjallë frymën e kontrollit ndaj institucioneve të vendit tënd dhe mbi të gjitha: pushteti nuk u lihet individëve të korruptuar. Vota është e vetmja që bën ndryshimin, paçka se edhe asaj i është gjendur marifeti prej propagandës. Ndaj, mbetet e habitshme sesa pak bën përshtypje korrupsioni në Shqipëri, ashtu si mungesa e kulturës së refuzimit ndaj të keqes. Nuk mbaron këtu: problem akoma më i madh është se nuk përfitojmë dhe nuk dimë të mësojmë. Të korruptuarit e administratës Rama nuk janë raste të veçuar janë pjesë e një sistemi që me sjelljen e tij cinike dhe luksin e frikshëm po i largon të rinjtë, intelektualët, njerëzit e të gjithë fashave. Mungesa e shpresës prej premtimeve të boshta të opozitës, të artikuluara nga z. Berisha, e shton edhe më shumë këtë trend. Ato pak momente reagimi të pakta në vitet e fundit, kanë mbetur të ngulitura në kujtesën tonë për shuarjen e shpejtë dhe shpresën e pakët që ngjallën. Nuk po flasim për studentët, që pak vite më parë provuan diçka, që u shua nga përçarja, konfuzioni dhe mbi të gjitha mungesa e theksuar e kulturës së protestës, të cilën e shkatërrojnë maxhoranca me opozitën, gati me metoda të njëjta.
Koha po tregon se demokracia mazhoritare është gjithmonë një udhë plot problematika, ngaqë nuk ofron mjaftueshëm stabilitetin e mjaftueshëm politik. Rasti i Shqipërisë po përshfaq se në këtë tollovi të përbotshme, politikanët marrin vetëm shembujt që u mbajnë pushtetin, kurse njerëzit nuk përfitojnë nga ajo shembuj që po bëjnë demokracitë të cilat e kërkojnë ndryshimin. Është pak ironike, por duket e vërtetë. Në kohën e tij, një nga etërit e demokracisë klasike Platoni do të ishte edhe më i hidhur: Demokracia është një rrezik për shkak të vetë lirisë së tepërt! Veçse demokracia greke ishte e drejtpërdrejtë, jo ‘përfaqësuese’ si e jona, ku vota përfaqësohet nga njerëz që nuk e respektojnë zgjedhësin po thjesht vendimin e kryetarit të PS apo PD-së në parlament. Grekët e vjetër nuk zgjidhnin njerëz që merrnin vendime për ta, ishin votuesit që i merrnin ato vendime. Kjo është larg përfytyrimit sot, ku të korruptuarit të qesëndisin, pushtetarët nuk “i largohen” dot pushtetit, kurse publiku i gjerë kontrollohet përmes indoktrinimit dhe propagandës. Rasti ynë është edhe më shqetësues, pasi ndikimi i demokracisë së huaj në fasha të ndryshme shoqërore është inekzistent, kurse vendin e drejton një miks forcash, ku “të pasurit dhe të fuqishmit kanë mësuar shumë kohë më parë të zgjedhin dhe të manipulojnë politikanët që pretendojnë se drejtojnë, por në fakt janë oligarkët që shkruajnë politikat aktuale të qeverisë”, citojmë David Spero në shkrimin “Why our democracy doesn’t work” (Pse nuk funksionon demokracia jonë?!), që i drejtohet rastit amerikan. Në fakt, ngjan si dy pika uji me rastin tonë, ku jemi përballë cinizmit të korrupsionit të frikshëm dhe publikut të propogandizuar në thelb, që nuk mëson dot nga përvojat e mira. Dhe, nëse në Amerikë duhej pasaporta, që të mësonin; në Shqipëri duhet që thjesht të dyshosh, për ata që e kanë krijuar këtë gjendje. Kaq “e pakët” është, por sa e vështirë për shpatullat tona. (Homo Albanicus)

Next Post
Autorët e maskuar qëlluan nga 50 m njëkohësisht/ Vëllai i Talos u ekzekutua në 60 sekonda. Kamerat filmuan…

"Nuk më shkrepi arma", Nuredin Dumani tregon detaje nga vrasja e vëllait të Talo Çelës: E eliminoi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e turistit portugez, akuza dhe disa versione! Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Srandë?

Vrasja e turistit portugez, akuza dhe disa versione! Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Srandë?

August 22, 2026
Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar! Dyshohet se u vu qëllimisht

Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar! Dyshohet se u vu qëllimisht

August 22, 2026
“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

August 22, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Çmimet rëndojnë familjet shqiptare! Mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

August 22, 2026
FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

August 22, 2026
“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

August 22, 2026
“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

August 22, 2026
“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

August 22, 2026
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

August 22, 2026
“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com