• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ardhmja e liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës do matet edhe me sjelljen ndaj Vuçiq

by Ben Andoni
01/09/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përballet me shumë probleme në vendin e tij. Problemi i shpërblimeve të mësuesve dhe qëndrimi me sindikatat, problemi me energjinë e të tjerat, jo më pak, ja kanë kërrusur shumë supet. Edi Rama nuk është më larg. Protestat e lodhshme që mëton opozita në shtator më shumë do mbledhin mllefin dhe pasigurinë, që ka krijuar qeverisja e tij  sesa frymëzimi i dyshes Meta-Berisha. Ndërsa Aleksandar Vuçiq e ka marrë udhën e tij. E ka njohur de facto Kosovën dhe marrëveshja e fundit, e realizuar qysh me 2011 dhe e rivitalizuar së fundmi është një konfirmim gati de jure. Derisa ka reciprocitet për “ish-krahinën jugore” serbe tashmë ai është një kartë e mbaruar morale për politikën e vendit të tij. I habitshëm qëndrimi i kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, shqiptarit Abazoviç dhe akoma më e pakuptueshme ajo mbështetje indirekte që ka marrë jo pak herë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Por sa i përket Kosovës, tashmë askush nuk është i zoti që të dalë mbi realitetin. Kurti duket më i avantazhuar për vazhdimësinë e qëndrimit ndaj reciprocitetit. Sepse në fakt, siç thuhet nga një kolege serbe e Danas për Vuçiq:”Pavarësia e Kosovës nuk varet nga njohja apo tradhtia e tij – term i përdorur nga partitë ekstremiste dhe të djathta (Lexo serbe)”.

Dhe, ajo që pritet nga të gjithë popujt tanë, për të thënë të vërtetën është që të informohemi si duhet por edhe të kuptojmë se ku po shkon kjo marrëdhënie edhe sesa do të bëjë atë që bënë mes tyre Gjermanët me Francezët. Dhe, a ja vlen mbështetja ndaj Vuçiq, një personazh me aq probleme në vendin e vet dhe jo vetëm.

Për fat të keq, ka një pikë që i bashkon krerët e Ballkanit, ata e konsiderojnë këtë marrëdhënie si domen të protagonizmit të tyre dhe më shumë se çdo gjë ka pak akordancë me realitet e reja pas flegmatizmit të Ballkan Open.

Në vendin e tij, Vuçiq pas marrëveshjeve që bën me Kosovën i informon dhe “i qetëson” bashkëkombasit e vet duke u munduar ta fusë kokën si struci në moçalin e politikës së vet. Në Kosovë opozita as nuk përfillet dhe asnjë hap i tyre në dialog, kurse sa i përket marrëdhënieve të Shqipërisë me të dy vendet ka vend vetëm për protagonizmin e madh të Ramës. Në të njëjtën mënyrë, ky qëndrim, ka bërë që Kurti të jetë i plotfuqishën në Kosovë. Votat e njerëzve dhe reciprociteti, plus presioni i Fuqive të Mëdha deri tani po i ndih shumë Kosovës dhe politikës së tij, që duhet thënë se ka fituar jo pak. Vuçiq, nga ana tjetër, e ka përdorur Kosovën për t’i çoroditur qytetarët e Serbisë dhe jo thjesht për të qëndruar sa më gjatë në pushtet por edhe për të konsoliduar një pozicion të tillë, siç shprehet media vendase, për të taposur të gjitha abuzimet që kreu i shtetit dhe kreu i partisë më të madhe ka ndërmarrë.

Nga ana tjetër, jeta në Kosovë zhvillohet normalisht dhe Republika e re është një realitet i madh dhe krejt e pavarur nga Serbia. Kjo është ajo që e bën disi nul protagonizmin e tre liderave autokratë.

Ndërkohë, opinioni publik në të tre vendet tona lë shumë për të dëshiruar dhe ky është ushqimi i këtyre tre autokratëve, që nuk mund të fshihen më pas Kosovës. Këtë e sheh nga vetëkënaqësia e të treve dhe sidomos mungesa e përgjegjësisë për të përballur argumente.

Por, e ardhmja nuk është se do t’u ofrojë më aq shumë argumente, sidomos Vuçiqit. Mbase mbarimi i luftës dhe përfshirja e Evropës në problemet e veta do t’u tregojë të tre autokratëve ballkanikë se duhet të kenë kujdes. Kurse kryeministrave shqiptarë do u matet në të ardhmen dhe performanca ndaj një autokrati të pashoq, që ktheu dhe historinë e tij të pajustifikueshme kur kërkonte gjak dhe zjarr në vitet ’90 e nga një luftënxitës në Ballkan u shndërrua një kinse kampion bashkëpunimi. Kurti dhe Rama megjithë justifikimet nuk duhet ta harrojnë kurrë. Të paktën për historinë e tyre politike. (Javanews.al)

Next Post
E rëndë! Prindërit e harruan brenda makinës, 2-vjeçarja ndërron jetë nga i nxehti

E rëndë! Prindërit e harruan brenda makinës, 2-vjeçarja ndërron jetë nga i nxehti

TË FUNDIT

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

August 19, 2026
Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zvarrë nga lokali dhe e goditi me thikë

August 19, 2026
Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

August 19, 2026
Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

August 19, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Presion i fortë ndaj Infantinos! Izraeli i bashkohet vendeve që i “kthejnë shpinën” kreut të FIFA-s

August 19, 2026
“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

August 19, 2026
Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

August 19, 2026
Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com