• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E akuzoi për inceneratorët/ Kapllanaj-Berishës: Provo çdo akuzë para se të të padis unë! Të rëndon “Gërdeci” mbi shpatulla. Monstër…!

by Java News
12/07/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë në emisionin “Open” në News24, i cili tha se ka fituar 97 tendera dhe para me thasë nga tenderat dhe inceneratorët.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kapllanaj e quan kreun e PD, mashtrues, ndersa i drejtohet me fjalët “Dëgjo këtu ti, Sali Berisha! Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!”

Më tej, lidhur me akuzat e Berishës, Kapllanaj shprehet se “për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë. Ndaj sa për imagjinaten e thasëve me lekë që unë paskam përfituar nga inceneratorët, nuk të vë faj , sepse ti me thasë e ke pasur njësinë matëse tënde!”

REAGIMI I KAPLLANAJT

Mbrëmë Sali Berisha ishte ftuar tek Eni Vasili, por ngaqë personalisht kam kohë që nuk e ndjek më Sali Berishën , si në takimet qe ai bën, por dhe në studiot televizive, dhe arsyeja pse nuk e ndjek është sepse ai gjithë axhendën politike të tij e ka për hallin e vet dhe të familjes së vet dhe nuk ka asnjë interes për demokratët dhe për shqiptarët, por vetëm mashtron në emër të tyre, kështu që ndërrova kanalin televiziv duke ndjekur dicka më interesante se sa të ndiqja mashtrimet e tij.

Ai kishte shkuar me demek për të folur për protestën e 7 korrikut dhe se si do bashkonte demokratët për të rrëzuar qeverinë e korruptuar, Rama…

Në mëngjes duke shfletuar shtypin online, pashë emrin tim në një nga portalet dhe u ndala te lexoja kush ishte shpifja e radhës ndaj meje. Kur gjeta kohën e lirë , ndoqa intervistën e tij. Dëgjova të fliste për Blinken, për të cilin u betua se nuk do ta falë deri në vdekje, dëgjova të fliste për Edi Ramën me të cilin mbylli pazaret në 2008 pas sikletit të Gërdecit, por që në shtator pas pushimeve në supervilën e Lalzit, “nuk do të gjejë vrimë ku të futet”!

Foli edhe për Fatos Nanon të cilit në vitin 2005 ia kishte falur burgun për korrupsion, se u tregua burrë i mirë dhe i mundësoi rikthimin në pushtet. Sa herë përmendte këta “armiq”, dukej si një njeri dhe politikan normal. Kishte hedhur lëkurën e qengjit. Por më pas nga fundi i intervistës, papritur ishte shpërfytyruar. Doli i vërteti, ai që ka qenë gjithmonë; ujk për të gjithë ata që i tregojnë të vërtetën.

Ju kujtova unë dhe nisi të tjerrë shpifje, që vetëm një mendje e ligë dhe e destabilizuar si e tij mund ti prodhojë e të guxojë ti bëjë live në TV.

Në fakt i plasi sheshit makthi që e mundon, për ata mijëra demokratë që tashmë e njohin mirë dhe refuzojnë ta ndjekin në hallin që ka familjarisht me SHBA. E filloi me “AliBashën” dhe e vazhdoi me sulme të ndyra kundër meje. Kur nisi të derdhte përroin e shpifjeve të zakonshme, sytë iu zgurdulluan, dhëmbët e hollë e të konsumuar nga viktimat e shumta që ka shqyer në këto 30 vite, i dolën jashtë gati për të kafshuar sërish. Pas çdo shpifjeje thoshte: “Kapllanaj, ai që organizon ato takimet në Fier, Lushnje e Mallakastër…”.

Mund t’i përgjigjesha me tjetër gjuhë një monstre të tillë që ka 30 vite që mban nën thundër Partinë Demokratike dhe Shqipërinë bashkë me Edi Ramën, por jam i qartë se nuk e ka me mua personalisht. E di që po më shënjestron për t’i dhënë mesazh frike, mijëra demokratëve në bazë të cilët janë aq të kthjellët sa ta kuptojnë që lufta e Sali Berishës, nuk është as rrëzimi i Ramës dhe as risjellja në pushtet e PD.

Makthi i tij janë ata demokratë që e dinë të vërtetën, se ai edhe PD-në, edhe pushtetin, i do për të shpëtuar lëkurën. Gjithashtu e di se ka hall që të mbajë sa më gjatë rreth vetes ata miq e vëllezër të shumtë demokratë, që po e ndjekin pas të dëshpëruar dhe të lodhur nga qëndrimi kaq i gjatë në opozitë. I kuptoj dhe nuk i gjykoj, por një ditë, shumë shpejt, do ta njohin përfundimisht edhe ata. Do kuptojnë dhe mësojnë se nëse ka një faktor kryesor që e mban ende në këmbë Ramën, është pikërisht përçarja dhe pengmarrja që Berisha me një tufë ish- ministrash dhe zyrtarësh të korruptuar, po i bëjnë Partisë Demokratike.

Gjithsesi, dëgjo këtu Sali Berisha!

Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!

Pas kësaj , pleqëri të mbarë dhe suksese në luftën që ke me SHBA! Kurse për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë. Ndaj sa për imagjinatën e thasëve me lekë që unë paskam përfituar nga inceneratorët, nuk të vë faj , sepse ti me thasë e ke pasur njësinë matëse tënde!

Prandaj, Sali Berisha, të këshilloj se kur më përmend mua dhe familjarët e mi për afera korruptive në bashkëpunim me Ramën laj gojën, pasi cdo qindarkë e përfituar nga familjarët e mi është me djersën e ballit, madje dhe një pjesë të asaj djerse e kanë shpenzuar për të mbështetur ty dhe ata sojsësët që të rrethojnë ty, pa kërkuar dhe pa marrë asgjë në shkëmbim, sepse kemi besuar verbërisht tek mashtrimet e tua për një qeverisje , ku interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve do të prevalonte mbi cdo interes tjetër.

Sali Berisha, të bëj edhe njëherë thirrje që të provosh çdo akuzë që bënë ndaj meje apo familjarëve të mi dhe t’i çosh ato në organet ligjzbatuese para se të të padis unë për shpifje! Nuk mundesh ti dhe askush në këtë botë të shpifë publikisht dhe të hedhë baltë mbi Agron Kapllanaj, vetëm e vetëm se ke ngecur në lakun e atyre gjëmave që ke bërë vetë dhe ti ka numëruar SHBA.

Sa për merakun që ke për takimet që bëj në bazë, nuk të ndihmoj dot; veçse do ti njëqind-fishojmë për të mbyllur sa të mundemi, plagën e ligë të përçarjes që na ke mbjellë ti – Sali komunisti!/m.j

Next Post
Bashës po ia lypin të gjithë dorëheqjen, ai sheh…videot e Zelenskyt dhe refuzon!

A është larguar Basha nga politika? Analisti zbulon skenarin e qëndrimit të tij në “hije”: Po pret kohën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

October 31, 2026
Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

Protestat në Francë, ndalohen tubimet në qendër të Parisit, rikthehen oraret policore nga frika e përshkallëzimit!

October 31, 2026
Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

October 31, 2026
Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

October 31, 2026
Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 31, 2026
Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

October 31, 2026
Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In