Ishin muajt e parë që pandemia e koronavirusit kishte kapluar botën. Shqetësimi më i vogël që lidhej me shëndetin, të dërgonte menjëherë tek mjeku.
Kështu veproi dhe Vittoria nga Francavilla Fontana i Italisë. Por, pasi kreu testet e nevojshme, gruaja mori lajmin e mrekullueshëm. E reja nuk ishte infektuar me COVID-19, por ishte shtatzëne e në pritje të trinjakëve. Sipas ekzaminimeve, kjo lindje ishte një rast i rrallë, pasi trinjakët kanë lindur nga e njëjta qelizë e fekonduar, pra janë trinjakë homozigotë. Tashmë ato kanë ardhur në jetë.