• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshohej se u trafikua, kosovarja gjendet në Shkodër

by A R
06/03/2019 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kishte dalë nga shtëpia që ta dërgonte motrën e saj të vogël në shkollë sikurse bënte shpesh, por të mërkurën nuk u kthye më në shtëpi, e as nuk i njoftoi familjarët se ku gjendej.

Për pesë ditë rresht, familja e të miturës nga Fushë-Kosova nuk dëgjoi asgjë për fatin e vajzës së tyre. Ata nuk e dinin as nëse është ende gjallë.

Ajo është gjetur tek të dielën në shtëpinë e një të mituri në Shkodër, bashkë me të cilin e kishin kaluar ilegalisht kufirin për të arritur atje.

Ndërkohë, ende nuk po dihet nëse ajo ka shkuar me dëshirë atje, apo është detyruar.

Ekipi i Gazetës Express ka biseduar me dajën e të miturës, në shtëpinë e të cilit gjendet 15-vjeçarja aktualisht, i cili ka rrëfyer se si ka ndodhur gjithë ngjarja.

Ai po dyshon se mbesën ia mashtruan dhe e dërguan në Shkodër për të bërë biznes me të.

Daja i të miturës tregon se mbesa i ishte zhdukur më 28 shkurt dhe se menjëherë e kishin raportuar rastin në Polici. Ai thotë se Policisë u kishin treguar edhe për dyshimet që kishin për vajzën, pasi që një ditë më herët i kishte kontaktuar një person dhe e kishte kërkuar të miturën me emër e mbiemër.

Por, i zhgënjyer, ai thotë se policia nuk ishte në gjendje as ta zbulojë se i kujt ishte numri që u kishte telefonuar.

“Vajza u zhduk më 28 shkurt edhe na jemi kanë me raportu rastin në stacion në Fushë Kosovë. Na kur kemi raportu në Polici, iu kemi tregu për dyshimet e tona. Se një ditë më herët na pati thirrë më herët një numër, edhe e pati lypë vajzën me emër dhe mbiemër. Na ua tregum numrin Policisë, po ata thojshin s’po bën. Nuk janë kanë në gjendje as me zbulu se ka ka ardh ky numër”, tregon ai.

Pas raportimit në Polici, familja kishte publikuar fotografinë e 15-vjeçares edhe në rrjete sociale, ashtu që kushdo që e sheh t’i kontaktojë.

Menjëherë pas kësaj, ata kishin filluar t’i kontaktonin disa shtetas të Shqipërisë, ku edhe u kishin thënë se e bija e tyre gjendet në Shkodër.

E përmes numrit, Policia në Shkodër kishte arritur që të identifikojë personin i cili po e mbante në shtëpi vajzën nga Fushë-Kosova. Edhe ai ishte i mitur.

Daja i vajzës tregon se ata kishin arritur që ta kalonin kufirin edhe pse që të dy ishin të mitur.

“Sipas informatave që na kanë thanë njerëzit që e kanë pa kanë thanë që është në Shkodër, edhe na iu kemi besu njerëzve. Kemi thirrë në Polici të Shkodrës, edhe ata për gjysmë ore e kanë gjetë numrin. Na kanë lajmëru Policia që ata e kanë çikën në dorë, edhe na kemi shku me marrë. Krejt përmes numrit e kemi gjetë”, vazhdon ai rrëfimin.

Ai tregon se gjendja e vajzës është e mirë dhe se nuk ka shenja të rrahjes, sipas mjekut.

Por, ai po dyshon që mbesën ia mashtruan dhe e dërguan në Shkodër për të bërë biznes.

“Çika nuk ka pasoja, as nuk ka shenja të rrahjes as send, sipas asaj qysh e ka kontrollu mjeku e sene. Unë jam zhgënjyer tepër me Policinë qysh nuk kanë marrë përgjegjësi, edhe s’kanë qenë në gjendje me marr këtë rast parasysh.

Çikën nuk e kemi nguc për momentin, e kemi lanë me pushu një kohë edhe me iu kujtu ngjarjet mirë. Po, unë po dyshoj që këta kanë dashtë me ba biznes me këtë se nuk e marrin për dashni, po për biznes. Qëllimi i tyre është me ba biznes me çikat e tona dhe motrat e tona”, tha daja i saj për Express.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i zhdukjes që është raportuar këtë vit. Vetëm në dy muajt e parë të 2019-s në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të personave të zhdukur.

Ndërsa, gjatë vitit të kaluar janë raportuar më shumë se 200 raste të tilla.

“Për periudhën kohore 01/01/2018 – 31/12/2018 janë te raportuara 248 raste, ndërsa për periudhën kohore 01/01/2019 – 28/02/2019 janë te raportuara 36 raste”, thuhet në përgjigjet e Policisë drejtuar Gazetës Express.

Në polici thonë se kryesisht një numër i konsiderueshëm i personave të raportuar të zhdukur, pas një kohe rezultojnë të gjetur apo të kthyer në lokacionet e tyre.

Derisa thonë se mosha dhe gjinia e personave të përfshirë ne këto raste është e ndryshme.

/a.rada

Next Post
Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, Kamza përjashtohet nga Superliga!

Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, Kamza përjashtohet nga Superliga!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In