• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshimet/Zjarri i fabrikës së mbetjeve urbane mund të ketë qenë me dashje

by Java News
24/04/2018 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda mureve që deri të dielën në mëngjes rrethonin fabrikën e riciklimit të mbetjeve urbane, dje kishte mbetur vetëm një masiv i madh hekurash. Aromë e rëndë, ajër i ndotur, tym e gazra që çlirohen nga disa vatra zjarri ende të pashuara, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë. Kjo ishte panorama e djeshme në Kashar.

Zjarri masiv e reja e madhe e zeze që u përhap me shpejtësi në të gjithë Tiranën, nuk kaloi pa dëme. Nuk pati të plagosur dhe as viktima, por siç parashikojnë specialistët e Shëndetit Publik, ajri i ndotur nga toksinat mund t’i japë pasojat në vazhdim.

Ndonëse në një zonë periferike të Tiranës, vendi ku ndodhej fabrika e shkrumbuar e riciklimit të mbetjeve ndodhet pranë dhjetëra banesash, biznesesh e disa rrugëve kryesore të qytetit. Banorët janë të frikësuar për pasojat që do të ketë në të ardhmen nga tymi i zi i qindra tonëve plastikë që u përhap mbi shtëpitë e tyre.

Janë të vetëdijshëm për pasojat, por askush nuk preferon të flasë për atë që ndodhi. Kjo, edhe për arsye se shumica prej banorëve të zonës e kanë nga një pjesëtar familjeje të punësuar aty. Ose e kishin, se tashmë vendi i tyre i punës është kthyer në një mal hekurishtesh, bloze dhe hiri plot lënë kimike.

FABRIKA

Dhjetëra forca zjarrfikëse, dy ditë më parë, luftuan me flakët për 9 orë derisa arritën të shuanin flakët e dje disa të tjerë po fiknin ato pak vatra që kishin mbetur ende nën rrënoja. Disa vatra zjarri vijuan të jenë aktive edhe gjatë ditës së djeshme në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit. Dje nuk kishte më rrezik, por puna e zjarrfikësve ishte të mbanin nën kontroll ato vatra që kishin mbetur, në mënyrë që të mos ndodhte asnjë incident.

 

Ndërsa të dielën situata ishte shumë ndryshe, dhjetëra zjarrfikëse rrezikuan jetën e tyre në luftë me flakët, në mënyrë që të shmangnin ndonjë ngjarje të përmasave edhe më të mëdha. Por në të njëjtin vend, ata kanë shkuar edhe më parë, për të njëjtën arsye. E megjithatë, asnjë masë nuk ishte marrë për të parandaluar atë që ndodhi të dielën. “Ky subjekt është ndëshkuar me gjobë për mosplotësim të kushteve të sigurimit ndaj zjarrit dhe vitin e kaluar ka pasur një rast të tillë”, deklaroi dy ditë më parë nga vendngjarja Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit, Zjarrfikësja Tiranë.

 

HETIMI

 

Fabrika e riciklimit të mbetjeve urbane në zonën e Kasharit u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës, duke rrezikuar edhe banesa e biznese të tjera pranë saj. Zjarri masiv u përhap me shpejtësi dhe flakët shkrumbuan qindra tonë plastikë, që përhapën tym toksik në zonat përreth autostradës Tiranë – Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe forca të shumta zjarrfikëse luftuan me flakët për të paktën 9 orë, derisa arritën të shuajnë zjarrin. Pasi zjarri u vendos në kontroll, vijoi puna për shuarjen e plotë. Fabrika që kishte si qëllim riciklimin e mbetjeve urbane, jo vetëm të Tiranës, të dielën u kthye në ndotësen më të madhe.

 

Reja shumë toksike që u prodhua nga djegia e plastikës është përhapur në gjithë kryeqytetin. Mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër, sepse, në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë.

 

Paraprakisht, procedimi është regjistruar si ngjarje aksidentale, por burimet thanë se kanë dyshime të arsyeshme që ngjarja mund të ketë qenë edhe e qëllimshme. Përveç zjarrfikësve dhe forcave të Policisë, që ishin dje në vendin e ngjarjes për të kryer hetime rreth shkaqeve, nuk ndodhej asnjë përfaqësues nga Inspektorati i Mjedisit apo i Institutit të Shëndetit Publik, për të parë nga afër nivelin e ndotjes e pasojat që mund të ketë në shëndetin e banorëve. PANORAMA

Next Post
Gjuriq e tepron sërish: Burg për serbët që duan Ushtrinë e Kosovës

Gjuriq e tepron sërish: Burg për serbët që duan Ushtrinë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com