• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyrnjaja: Lobimi 6 mln dollarë i plasi PD-së si bombë! Berisha nuk i fiton dot zgjedhjet, edhe nesër t’i hiqet non grata

by B K
30/04/2025 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në Report Tv komenton kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD në SHBA. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dyrnjaja e cilëson një “lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës”. Kontrata me shumën marramendëse plot 6 mln dollarë, Dyrnjaja thotë se PD-së i plasi si një bombë.

“Lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës. E gjitha nuk do ishte marrë vesh nëse do publikohej kontrata, e cila i plasi si një bombë PD dhe marifetçive që janë aty dhe për fat të keq për të disatën herë konfirmohet që në atë parti ka një mendësi manipulative. Përpiqen me çdo mjet, deri në ekstremet e idiotësisë, që të mbrojnë atë që është e zezë, pra të zezën ta bëjnë të bardhë. Kjo gjë plasi, më mirë pranoje, po kemi qëllim edhe të lobojmë kundër non gratës. Siç u ndërmor një konspiracion për ta shpallur Berishën non grata, kemi ndërmarrë një operacion tjetër për ta zhbërë non gratën.

Nëse ndaj Berishës do kishte një konspiracion për ta bërë atë non grata, nuk kishte nevojë me dhënë para, aq më shumë që sot është administratë tjetër. Është një administratë që ka luftuar administratën sorosiane të kontrolluar nga demokratët. Sot kemi një administratë anti-Soros në SHBA. S’ke nevojë t’i japësh para nëse ka pasur një komplot. E di edhe Berisha që për atë që është shpallu non grata është i përfshirë dhe i implikuar. Po blen pastrimin e figurës”, shprehet Dyrnjaja.

Për Dyrnjanë, kontrata lobuese nuk ka lidhje me 11 majin. Gazetari thekson sikur Berishës t’i hiqej nesër non grata nuk do kishte asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, sipas të cilit Rama do të marrë mandatin e katërt.

“S’ka lidhje me 11 majin, edhe të shpallje nesër heqja e non gratës nuk do ndikonte asgjë. Edhe sikur të iki 5 herë brenda javës në Amerikë nuk ndikon asgjë. Votuesi e ka vendosur se kë do votojë më 11 maj, nuk e ka lënë orën e fundit.

Kush do fitojë? Edi Rama, e tregojnë të gjithë sondazhet. Do shohim ca do prodhojnë partitë e reja, a do futen në Kuvend, a do mund ta çajnë sistemin. Ca risie do sjellin partitë e reja që për mua janë parti televizive”, thotë ai.

Për Berishën thotë se po paguan 6 mln dollarë për të pastruar hallin e tij të non gratës.

“Paguan 6 mln dollarë të pastrojë hallin e vet, kompleksin e non gratës. Po punë e madhe se je non grata nëse të besojnë njerëzit. Atë se besojnë njerëzit dhe ka hallin që me atë që do blejë t’i thotë njerëzve që unë jam ky që më do Amerika. Po pse, Amerika do votojë këtu, apo LaCivita?”, thekson gazetari.

Next Post
Gara për 11 majin/ Ambasadori britanik: Problemet për zgjedhjet po adresohen, ka angazhim të autoriteteve në hetime

Gara për 11 majin/ Ambasadori britanik: Problemet për zgjedhjet po adresohen, ka angazhim të autoriteteve në hetime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com