• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyfishohen përgjimet e zyrtarëve/ Kreu i GJKKO: Me 1250 vendime, nga korrupsioni, tenderat, te krimi i organizuar

by Java News
08/08/2023 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është trazuar qetësia e të pandëshkueshmëve.

Një gjykatë e cila ka miratuar hetimet intensive të SPAK, ka shpallur dhjetëra vendime fajësie ndaj njerëzve të botës së krimit dhe ndaj të korruptuarve. Një gjykatë tek e cila sytë e publikut kanë pritshmëri kryesisht ndaj të korruptuarve dhe ku sakaq po shqyrtohen dosje të tjera me interes të lartë.

Kryetarja e Gjykatës së Posaçme garanton zbatim të ligjit dhe drejtësi-dhënie. Ajo që kuptohet deri më tani, është se SPAK ka dyfishuar përgjimet që më pas janë miratuar nga gjykata ku dhe vihet re se në vend të parë si më  të përgjuarit janë ata, njerëzit e institucioneve.

“Nuk mund të deklaroj  një shifër të saktë të abonentëve telefonikë të vendosur nën përgjim, jo vetëm për shkak të sekretit hetimor; por edhe për arsyen tjetër se numri i numrave nën përgjim për një vendim shkon mesatarisht për cdo dosje deri në 20 numra. Numri i përgjimeve është dyfishuar. Konkretisht  deri më sot, numri i kërkesave dhe më pas numri I vendimeve për përgjime ka arritur në 1250 , ku cdo vendim ka 10 deri në 20 apo 30 numra nën përgjim. Dhe këto i përkasin korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, por edhe krimit të organizuar duke nisur nga trafiqet deri tek vrasjet në kuadër të grupeve”-thotë Irena Gjoka.

Përpos mbrojtjes së posaçme që kanë gjyqtarët antikorrupsion së bashku me prokurorët e SPAK, rezulton se një gjyqtare është vendosur nën mbrojtje të veçantë së bashku me familjen mbas një vendimi të shpallur prej saj

“Gjykata e Posaçme ka filluar funksionimin në 19 dhjetor 2019 dhe ka të parashikuar në organikë 16 gjyqtarë, aktualisht janë në detyrë nëntë gjyqtare, tetë të emëruar dhe 1 me skemë delegimi. Gjyqtarët e posaçëm në raport me kolegët gëzojnë mbrojtje të veçantë edhe për shkak të kompetencës lëndore që ata kanë siç janë ato të korrupsionit, të gjitha veprave  në kuadër të grupit kriminal, organizatës kriminale, bandave terroriste si dhe akuzat ndaj funksionarëve më të lartë ;presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, prokurorit të përgjithshëm, zëvendësministrit , anëtarëve të KLGJ e KLP si dhe drejtuesit e institucioneve qendrore dhe atyre të pavarur”.

Me kërkesë të SPAK për një vit gjykata antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar konfiskoi 72 pasuri, të investuara nga personazhe të njohur në fushën e ndërtimit

“Mesatarisht  një gjyqtar gjykon rreth 300 çështje, ku përfshihen jo vetëm çështjet e themelit, por edhe kërkesat e fazës paraprake, përgjim e  sekuestrime,  kërkesa  për konfiskime. Kohëzgjatja e gjykimit të çështjeve është rreth 30 ditë, dhe në raport me gjykatat e tjera gjykata antikorrupsion ka performancën më të mirë bazuar në raportet e KLGJ. Pasuritë e sekuestruara  i përkasin krimit të organizuar, dhe janë njësi tregtare, apartamente troje e të tjera”./ tch

Next Post
“Jemi pothuajse vëllezër, apo jo?!”/ Zbarkoi në Shqipëri falë një basti, gjeti dashurinë e ngriti dy biznese! Njihuni me italianin që e do vendin tonë

"Jemi pothuajse vëllezër, apo jo?!"/ Zbarkoi në Shqipëri falë një basti, gjeti dashurinë e ngriti dy biznese! Njihuni me italianin që e do vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In