• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi pothuajse vëllezër, apo jo?!”/ Zbarkoi në Shqipëri falë një basti, gjeti dashurinë e ngriti dy biznese! Njihuni me italianin që e do vendin tonë

by Java News
08/08/2023 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Salvatore Zagaria, një biznesmen nga Napoli, e solli fati në Shqipëri ku kaloi çdo pritshmëri në bizneset e tij. Themi fati, pasi ishte një bast i vënë mes miqsh, që ai të vinte në Shqipëri dhe ti ndryshonte rrjedha e jetës. Ai hapi dy biznese në vendin tonë, ku duket se cilësia i ka garantuar suksesin, informon dosja.al.

40-veçari nga Napoli pati fat edhe në dashuri, pasi gjeti shpirtin binjak, një arsye më shumë për të mos u kthyer në vendlindjen e tij. Salvatore Zagaria erdhi në Shqipëri me synime të qarta, dhe ia doli mbanë përballë një tregu me konkurencë të fortë.

Shkrimi i plotë

Salvatore Zagaria, drejtuesi i një restoranti: “Aty ku në mbrëmje ka gjithmonë rradhë”.

“Bella Napoli ka ndërruar orarin e hapjes për këtë javë të gushtit, asnjë picë deri në ora 17:00. Asnjë shije fshati, asnjë batutë me Salvatoren, njeriu që hapi disa vite më parë këtë restorant. Asnjë brumë të konservuar/ të gatshëm/ të ruajtur në frigorifer. Por në orarin e drekës njerëzit vijnë gjithsesi. Lexon menunë e shkruar në gjuhën italiane dhe, nuk ka të sharë – ndoshta – po ta lexoje në shqip, në atë gjuhë të pakuptueshme për ne, do të largoheshe.  

“Bella Napolin e hapa disa vite më parë në Tiranë, përballë stadiumit ku luan ekipi Kombëtar Shqiptar, dhe do ta bëja të njëjtën gjë sërish nga e para. Restoranti ynë ka investuar gjithshka në cilësi dhe njerëzit këtë e kanë vlerësuar. Vijnë studentë, punonjës të Ambasadës Italiane në Shqipëri. Vijnë turistë”. Italianë? “Jo vetëm Italianë, vijnë njerëz nga e gjithë Bota”. Salvatore Zagaria, 40-veçari nga Napoli qesh: “Betohem, asnjë pendim”. Dhe ta mendosh që aventura e tij si investitor në fushën e restoranteve kishte filluar rastësisht.

Pesë miq, dhe një bast mes tyre përpara një picerie në Napoli: “Shkojmë hapim diçka të ngjashme në bregun tjetër përtej detit”. U nisën, udhëtuan së bashku për pak, pastaj gjërat ndryshuan. Salvatore gjeti dashurinë. Të tjerët ndoqën thirrjen e brendshme të mallit për shtëpinë e kështu rrugët e tyre u ndanë. “Kur të tjerët u larguan ai kishte tashmë një bar në Durrës, e më pas edhe një në Tiranë”. Dhe rezultati i bastit të tij (i fituar) është ky: 23 të punësuar me rrogë afërsisht 900 Euro në muaj, 400 pica të pjekura çdo ditë (në të dy lokalet) dhe një martesë që – ndoshta – do të celebrohet së shpejti. “Por unë nuk kthehem pas sepse ky ishte shansi im. Mendoje, ideova një lundrim, një anije që shkon e vjen nga Napoli dhe sjell prodhime Italiane të freskëta fare”. Në ora 15:00 mbërrin ngarkesa dhe në të njëjtën ditë dorëzohet tek ne. Aty janë ëmbëlsirat tipike napoletane “Il Babã al rum”, të buta si sfungjer gati për t’u zhytur në rum, domate të qëruara e djathëra.

Mocarela e freskët kullon pikë pikë si shi vere. “Ajo që na vret më shumë janë taksat për zhdoganimin e produkteve. Prandaj nuk mund të porositësh vetëm një proshutë, duhet të marrësh të paktën dhjetë, përndryshe nuk shpëton. Por cilësia e ka një çmim” pohon ai. Ai që tani është vërtet mjeshtri i skenës, “Kush vjen këtu në Shqipëri shpesh nuk di vërtetë çfarë profesioni të shpik. Dikush ka hapur një lavanderi. Të tjerë janë të angazhuar në tregtinë e prodhimit dhe të shitjeve të veshjeve dhe paketimit. Të tjerë në shoqëri të vogla dhe të mëdha.

Unë mbështetem fort tek ushqimi. Edhe pse picën time Margarita e shes të barasvlershme me 8 Euro, në mbrëmje ka gjithmonë rradhë”. E atëherë çfarë të kërkoj më shumë? Salvatore qesh. “Do të rrëfej një sekret, A e di pse më pëlqen ky vend?” Jo, më thuaj! “Sepse këtu njerëzit janë të ndjeshëm si në Napoli. Nëse rrëzohesh nuk të kthejnë shpinën. Janë si ne, të hapur. E mirë, ne Napoletanëve na pëlqen të biem në sy, atyre më pak. Por jemi pothuajse vëllezër, apo jo. Ah, nuk të pyeta… do e marrësh një kafe?”.

Next Post
“Problemet ligjore të ish-presidentit Trump vazhdojnë të rëndohen”/ VOA: Po vihet në rrezik gara presidenciale dhe liria personale!

“Problemet ligjore të ish-presidentit Trump vazhdojnë të rëndohen”/ VOA: Po vihet në rrezik gara presidenciale dhe liria personale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

June 15, 2026

Kë përkrahin shqiptarët përveç kombëtares sonë

June 15, 2026
Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

June 15, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

June 15, 2026
Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

June 15, 2026
Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

June 15, 2026

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

June 15, 2026
Rrëzohet aeroplani në SHBA, 11 parashutistë dhe piloti humbin jetën

Rrëzohet aeroplani në SHBA, 11 parashutistë dhe piloti humbin jetën

June 15, 2026
Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës “Vaçe Zela”: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës “Vaçe Zela”: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

June 15, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In