• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy shkolla të reja në ‘Don Bosko’/ Veliaj: Do të jenë edhe më të mira se shkollat që kemi ndërtuar

by Java News
08/01/2020 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet, Tiranës do t’i shtohen edhe dy xhevahire të reja, një shkollë e mesme dhe një 9-vjeçare, të integruara me kopësht, në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës së mesme “Kristo Frashëri” dhe asaj 9-vjeçare “Vaçe Zela”, dy godina model me kushte shumë herë më të mira për nxënësit.

“Jam shumë entuziast që kemi filluar dy fronte të jashtëzakonshme pune: një front është ai për shkollën e mesme ‘Kristo Frashëri’ dhe fronti tjetër ai për shkollën 9-vjeçare ‘Vaçe Zela’. Janë dy fronte pune që do të prodhojnë dy shkolla me oborr të përbashkët dhe mjedise ndoshta më cilësoret për arsimim në qytetin e Tiranës. I ka hije Tiranës që për 100 vjetorin e saj si Kryeqytet të ketë këto dy godina, të cilat po ndërtohen në një zonë që deri dje konsiderohej fundi i botës, kurse sot është shumë afër me qendrën e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Paralelisht me infrastrukturën, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit do të nisin edhe përgatitjen për stafin mësimor. “Më vjen mirë për 1500 fëmijë që do të frekuentojnë këto mjedise mësimore sepse do të ndjekin kopshtin aty që në moshën 5 vjeçare, deri sa të mbarojnë gjimnazin, e do të arsimohen në një nga ambientet më cilësore e të sigurta të Tiranës. Ne po përgatisim pjesën e infrastrukturës, ndërkohë që bashkë me Ministrinë e Arsimit do të bëjmë përgatitjet për stafin mësimor, që semestrin e dytë të vitit tjetër apo ndoshta për një pjesë edhe më herët, të kemi mundësi të bëjmë një transferim nga shkollat që janë të mbingarkuara”, deklaroi ai, teksa siguroi se çdo shkollë e re është shumë herë më e mirë se shkolla që është ndërtuar para saj.

“Besoj me filozofinë e re, ku çdo shkollë e re është shumë herë më e mirë se shkolla që mbaroi përpara saj, do provojmë se shkollat e reja ‘Kristo Frashëri’ dhe ‘Vaçe Zela’, do të jenë akoma më të mira se shkollat ‘Kosova’ apo ‘Servete Maçi’, që janë dy bizhutë e Tiranës në vitet e fundit, për sa i përket infrastrukturës arsimore”, theksoi Veliaj.

Ndërtimi i këtyre dy shkollave të reja dhe i kopshtit është parashikuar të përballojë edhe rritjen demografike në vitet e ardhshme. Kryebashkiaku theksoi se këto investime do të rrisin edhe vlerën e pronës së qytetarëve. “Parashikojmë që kjo zonë, zona e Njësisë 9 dhe 11, do të jenë zona që do të vazhdojnë të popullohen. Pas tërmetit, Tirana do të përjetojë ndoshta një rritje edhe më të madhe sesa rritja që ka çdo vit. Pra, nëse e kemi pasur rritjen 23 mijë apo 25 mijë banorë në vit, ndoshta do të shkojmë më shumë se 30 mijë. Duke parë sesi janë realizuar shitjet dhe si ka lëvizur tregu imobiliar vetëm në javët e para pas tërmetit, parashikojmë që Tirana do të vazhdojë të rritet, kryesisht me familje të reja dhe kryesisht me familje që kanë nevojë për këto lloj shërbimesh, pra çerdhe, kopësht, shkollë 9-vjeçare dhe shkollë e mesme”, deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
52 shërbime online/ Lame: Zhduket “ushtria” e sekserëve dhe shushunjave, në fund të janarit kalon ligji i pronave

52 shërbime online/ Lame: Zhduket "ushtria" e sekserëve dhe shushunjave, në fund të janarit kalon ligji i pronave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com