• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy misione në Afganistan/ Ish-oficeri i forcave speciale: Mbështes strehimin e afganëve, bashkëpunuan me ne!

by
21/08/2021 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afganistani po kalon një situatë të vështirë ku me mijëra afganë ia janë drejtuar aeroportit të Kabulit me shpresën se mund të evakuohen nga SHBA dhe vendet e NATO-s, ndërkohë që talebanët bllokojnë kalimin e tyre për të mos lejuar largimin.

Për ish-oficerin e forcave speciale të FA, Denis Deliu, i cili ka shërbyer dy misione në Afganistan, marrja e pushtet nga talebanët pas 20 vitesh është e trishtë, pasi aty u derdh gjak dhe u hodhën shumë para që Afganistani të ishte një vend më i mirë larg grupeve terroriste.

Në një intervistë për Report Tv, Deliu u shpreh se pritja e afganëve në vendin tonë është gjëja e duhur për të bërë për një popull në nevojë, pasi para disa vitesh ishin shqiptarët si afganët. Ai tha se refugjatët afganë nuk duhet të shihen si rrezik pasi shteti ynë i ka të gjitha kapacitetet për të mbikëqyrur dhe monitoruar çdo afgan dhe për të kuptuar nëse përbën apo jo rrezik.

“Është një gjë e mirë që t’i presim. Jam dakord të vinë pasi ne dikur ishim afganët. Ata sot janë vend në nevojë dhe janë njerëz që bashkëpunuan me ne për një botë më të mirë për një Afganistan më të mire. Nuk përbëjnë rrezik pasi shteti shqiptar i ka të gjitha kapacitete gjurmuese dhe shërbimet sekrete për të monitoruar dhe mbikëqyrur secilin prej tyre dhe kuptuar se cili është. Situata aktuale është e trisht pasi për 20 vite ne kontribuuam për atë vend dhe derdhëm gjak  dhe situata përfundoi në mënyrë të tillë.  Është për të ardhur keq, ne prisnim më shumë nga ushtria afgane pasi dhamë gjithçka për trajnimin e tyre”, tha ai.

Si person që ka luftuar kundër talebanëve, ish oficeri Deliu tha se talebanët kanë evoluar shumë në teknikat e tyre gjithmonë të luftës, ku sot arrijnë të infiltrohen brenda policisë afganë, administratës dhe qeverisë për të marrë informacione dhe vepruar në momentin e duhur për ta. Ai tha se që para 20 viteve talebanët kanë kërcënuar bashkëpunëtorët e NATO-s e SHBA se kur të vijnë në pushtet do i vrasin ata dhe familjet e tyre dhe kjo sigurisht shpjegon dhe kaosin e madh në aeroportin e Kabulit për t’u larguar nga vendi.

“Ata kanë eksperiencë në luftë, pasi prej vitesh trajnohen nga grupe sekrete nga Rusia, Kina, Arabia Saudite e Pakistani. Mbetet një grup i rrezikshëm për shkak të taktikave që përdorin, kanë avoluar në teknikat e tyre. Në fillim përdorën pritat ndaj misioneve tona dhe kur panë që dolën të humbur nisën të përdornin minat. Më pas eksplozivet me telekomandë dhe sot kanë evoluar duke u infiltruar brenda policisë e qeverisë afgane. Bashkëpunëtorët tanë që para 20 vitesh kërcënoheshin nga talebanët se do të vriteshin bashkë me familjet e tyre sapo të vinin në pushtet.”, tha Deliu

Ky infiltrim madje i mori jetën edhe komandos shqiptare Feti Vogli, ku një taleban ishte infiltruar  si polic afgan dhe qëlloi pas shpine Feti Voglin duke e lënë të vdekur dhe plagosur Aleksandër Peci dhe komandon amerikane, në 2012.

“Na ndodhi një sulm i nga brenda, ku një taleban i infiltruar si policë Afganistan dhe na sulmoi pabesisht pas shpine. Ne ishim në përbërje të një batalion zbulimi të largët që ndodhen në një qytezë në kufi me Pakistanin.  Trupi ynë po shoqëronte një delegacion të USAID drejt një shkolle të mbyllur. Po shkonim për të parë problematikën dhe për të hapur shkollën dhe kur sulmi na erdhi nga brenda ku talebani i infiltruar si polic afgan hapi zjarr me mitrolozë duke qëlluar me 100 fishek ndaj Feti Voglit, Aleksandër Pecit dhe komando amerikan. Nuk supozohet që armiku të ishte brenda nesh dhe shumica prej forcave të aleancës që ishin aty nuk e kuptuan as se kush po qëllonte”, tha ai

Ish ushtaraku shprehet se në Afganistan a ka një mungesë të theksuar arsimi, ku nuk kishte shkolla dhe ato pak që kishte, ishin të mbyllura dhe për këtë forcat e aleancës kanë punuar vazhdimisht për të hapur shkolla dhe arsimuar afganët, në mënyrë që të qëndronin “mbi këmbët e tyre”.

/b.h

Next Post
FOTO: Ja kush është i riu që u ekzekutua me plumb në kokë në Babicë të Vlorës

FOTO: Ja kush është i riu që u ekzekutua me plumb në kokë në Babicë të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtarët amerikanë tentojnë vetëvrasjen, alarmi në SHBA, dislokim rekord në det për luftën me Iranin

Ushtarët amerikanë tentojnë vetëvrasjen, alarmi në SHBA, dislokim rekord në det për luftën me Iranin

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

August 13, 2026
Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

August 13, 2026
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

August 13, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kush po i vë zjarret?

August 13, 2026
Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

August 13, 2026
Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

August 13, 2026
Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

August 13, 2026
Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

August 13, 2026
Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com