• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy ishujt që rikthejnë frikën e konfliktit ushtarak Turqi-Greqi

by A R
14/02/2018 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia dhe Greqia janë në një debat të vazhdueshëm në lidhje me sovranitetin territorial të një numri të madh ishujsh në Egje.

Ishujt në pjesën më të madhe të tyre janë shkëmborë dhe nuk banohen, por kanë rëndësi pasi në varësi të pozicionit gjeografik të tyre përcaktohen gjithashtu edhe hapësira ajrore si edhe zona ekonomike detare të secilit vend.

I gjithë tensioni është i fokusuar gjatë dy dekadave të fundit mbi dy ishuj shkëmborë, të cilët kanë një hapësirë jo më të madhe se katër hektarë tokë, shkruan Albeu.com.

Historia është rikthyer gjatë ditëve kur Shefi i Shtabit të ushtrisë turke Ulusi Akar tha: Ne jemi të fuqishëm dhe të gatshëm që të luftojmë në dy fronte.

Askush nuk e kuptoi plotësisht fjalën e tij deri sa ishte Presidenti Erdogan që kërcënoi hapur Greqinë.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rendësishme për ne sa ç’është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Afrin të Sirisë. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”., tha Erdogan tre ditë më parë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme mediat pranë qeverisë turke kanë publikuar një sërë artikujsh në mbështetje të një konflikti ushtarak me Greqinë duke e cilësuar këtë kohl të ngjashme me luftën çlirimtare të fillimit të shekullit të shkuar.

“Ka një plan të kryqtarëve kundër Turqisë ashtu si edhe një shekull më parë, është koha që të bashkohemi kundër tyre në çdo front”., shkruan ndër të tjera, Ibrahim Karagyl, kryeredaktori i gazetës pro qeveritare Yeni Safak.

Daullet e luftës bien edhe në rrjetet sociale, siç është Tëitteri ku për momentin hashtagu kryesor është pikërisht ai që ka të bëjë me konfliktin me Greqinë: #Ege’de”.

Çfarë po ndodh?
Bëhet fjalë për ishujt “Imia”, siç i thërrasin grekët apo “kardak”, siç i thërrasin turqit.

Greqia pretendon sovranitetin territorial mbi këto dy ishuj, ndërsa Turqia thotë se janë zonë gri dhe nuk është vendosur ende se cilit shtet i përkasin.

Tensionet e ditëve të sotme, ku një anije turke goditi anijen greke duke i sjellë vendet në një retorikë të fortë lufte rrjedhin nga incidenti i famshëm i vitit 1996. Gjatë këtij viti, po të mos ishte për ndërhyrjen e SHBA-ve, Greqia dhe Turqia mund të ishin në luftë.

Si nisi incidenti
Në 25 dhjetor të vitit 1996, anija turke “Figen” u përplas pa dashje në njërin prej ishujve. Me të mësuar këtë fakt, marina greke i shkoi në ndihmë, por kapiteni i anijes refuzoi ndihmën e tyre duke thënë se ishte në ujërat territoriale turke. Grekët pranuan t’a shoqëronin atë në portin turk më të afërt duke i plotësuar edhe procesverbalin e ngjarjes sëbashku me koston financiare e asistencës së dhënë prej tyre, shkruan Albeu.com.

Ngjarja u mbajt larg syrit të publikut deri në 20 janar të vitit 1997, kur u publikua në revistën greke “Gramma”.

Historia e publikuar rriti mjaft tensionet mes dy vendeve me akuza dhe kërcënime nga të dyja palët.

Dy ditë më vonë, disa banorë të ishullit më të afërt të banuar grek, Kalimnos shkuan në ishujt e kontestuar me një tufe me dele duke ngulur flamurin grek.

Fill pas kësaj, gazetarët e gazetës turke “Hurriyet” u ulën me helikopter në të njëtin ishull duke hequr flamurin grek dhe në vend të tij vendosën flamurin turk. E gjithë ngjarja u transmetua live në televizonet turke.

Në prag të luftës
24 orë më pas, komandot greket zbritën në ishullin lindur në krahun e Turqisë duke hequr flamurin turk dhe duke vendosur sërish flamurin grek.

Mëngjesin e asaj dite, kryeministrja turke Tansu Çiller do të bënte deklaratën e fortë: Ai flamur do të ulet dhe ushtarët duhet të ikin!

Një natë më pas, komandot turke zbritën në ishullin tjetër, atë perëndimor në krahun e Greqisë duke vendosur flamurin turk.

Atë mëngjes, një helikopter i marinës greke u ngrit për të patrulluar në zonë, por për arsye ende të paqarta u përplas në ishullin ku ndodheshin komandot turke. Grekët akuzuan turqit për këtë, por ushtria turke mohoi të kishte qëlluar helikopterin. Nga incidenti vdiqën katër pjestar të forcave të marinës greke.

Vendet ishin të në prag të luftës, por ndërhyrja e amerikanëve bëri që komandot respektive të tërhiqeshin nga ishujt duke e lënë situatën ende të paqartë edhe sot. /a.m.

Next Post
Debati për Teatrin, Kumbaro takim me aktorët: Heqim burokracitë!

Debati për Teatrin, Kumbaro takim me aktorët: Heqim burokracitë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com