• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy iniciativa dixhitale që sfiduan vitin pandemik në divan nga RCC

by Ardit Rada
02/03/2021 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interneti ishte gjëja e vetme që pati sukses në pandemi. Linja nuk ra kurrë dhe ashtu siç tha dhe profesor Yuval Harari ishte fakti se interneti e përballoi shtimin e trafikut, çka mundësoi të vazhdojmë jetën tonë në një dimension virtual që na lejoi të mbrohemi ndaj virusit. Nëpërmjet teknologjisë dhe veçanërisht internetit ne kemi arritur të tejkalojmë sfidat dhe pengesat e pakapërcueshme për njerëzimin deri pak vite më parë.

Takimet virtuale dhe konferencat në Zoom, komunikim social me miq dhe të afërm online, porosi nga shtëpia, ishte një lloj çlirimi, komoditeti dhe formë mbijetese në kushtet e një kërcënimi vdekjeprurës.

Në këtë valë RCC me shqiptaren Majlinda Bregun hapi dyert për inovatorët e rajonit duke dhënë mundësi për punë, por sidomos ide të reja që sjellin me pranë vendet e rajonit dhe më shumë inovacion.

Balkathon dhe Futourismo ishin dy iniciativat e RCC, të drejtuar nga Majlinda Bregu gjatë vitit pandemik. E para ishte një thirrje për idetë inovative të të rinjve të fushën e teknologjisë dhe fituesve u garantohej një partneritet me RCC për të zhvilluar deri në fund idetë e tyre duke pasur të gjithë mjetet logjistike dhe financiare të nevojshme për të arritur këtë qëllim, në një rajon ku kjo mbështetje është shumë e nevojshme.

Ndërkohë, Futourismo ishte një thirrje e ngjashme, por ashtu si dhe mund të kuptohet nga emërtimi i projektit kishte të bënte me inovacionin teknologjik në fushën e turizmit, një sektor i cili vuajti së tepërmi nga situata e pandemisë dhe lockdown-et që e shoqëruan.

Sot u ndanë fituesit, të cilët paraprakisht ishin parashikuar të ishin 6, por në fund u vendosën 7 për shkak të ideve shumë të mira dixhitale që u ofruan dhe që nuk mund të diferencoheshin nga cilësia.

Idetë fituese nga grupet e Ballkanit Perëndimor të cilët morën pjesë në konkurs ishin:
– Guidi, me projektin Veni, Vidi, Guidi.
– BIB Team, me projektin Be in Balkan Mobile Application
– Digital Clinic, me projektin e-Health Tourism
– TED Team, me projektin Safe Traveling western Balkans
– Sanatec7, me projektin VIRTUAL CULTURE
– Meanderbug, me projektin Meanderbug App
– BALKAN SPECIALISTS, me projektin WB6 BALKAN DAILY TOURS

Bëhet fjalë kryesisht për aplikacione që do të integrojnë dhe do e bëjnë më të aksesueshëm sektorin e turizmit si dhe promovimin e vlerave të rajonit nëpërmjet marketingut virtual.

“Unë i përgëzoj fituesit, por dhe të gjithë pjesëmarrësit e Futourismo-s. Pandemia u shpërnda në të gjithë botën si një zjarr në një natë të nxehtë vere dhe mori jetë, punë, plane, ngriu gjithçka. Dhe turizmi në rajonin tonë pagoi një kosto shumë të madhe. Ballkani Perëndimor është zona më e prekur në kontinent për nga rënia e numrit të udhëtarëve të huaj. Pjesa më e madhe e rezervimeve u anuluan çka vuri në rrezik mbijetesën e pjesës më të madhe të agjencive.
RCC do të vazhdojë të krijojë rrjete profesionistësh në rajon. Konkurrueshmëria e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në turizëm është i lidhur ngushtësisht me qendrueshmërinë dhe do të mbështetet edhe më tepër nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal. FUTOURISMO do të vazhdojë të rritet në të ardhmen dhe do të ftojë profesionistët e rinj të investojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre për të gjeneruar zgjidhje dixhitale që mund të ndihmojnë turizmin. Të shohësh kaq shumë talent dhe aftësi dixhitale na jep sigurinë se e ardhmja e turizmit në rajonin tonë është në duar të sigurta.”- ka thënë Bregu.

Next Post
Pse shkurti u mbyll me bilanc të zi?! Zv.ministrja Rakacolli zbulon arsyet, çfarë thotë për variantet e reja të virusit

Pse shkurti u mbyll me bilanc të zi?! Zv.ministrja Rakacolli zbulon arsyet, çfarë thotë për variantet e reja të virusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Aman ç’i keni këto barsoleta?!”- Rama: Karakaçi ministër i shkëlqyer! Balluku e gjeti, nuk e solli! Akuzat e Berishës…

VIDEO/ “Aman ç’i keni këto barsoleta?!”- Rama: Karakaçi ministër i shkëlqyer! Balluku e gjeti, nuk e solli! Akuzat e Berishës…

September 12, 2026
Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

September 12, 2026
Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së

Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së

September 12, 2026
Tensione në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

Tensione në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

September 12, 2026
Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

September 12, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

September 12, 2026
VENDIMI/ Atentati para shkollës ndaj Agron Pukës në Lezhë, Gjykata shuan masat e arrestit për 3 të dyshuarit në arrati: Nuk u gjetën prova

VENDIMI/ Atentati para shkollës ndaj Agron Pukës në Lezhë, Gjykata shuan masat e arrestit për 3 të dyshuarit në arrati: Nuk u gjetën prova

September 12, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e plaçkitjes së banesave në Fier, arrestohen 3 ‘skifterët’! Akuzohen edhe për drogë, dyshohen si shpërndarës

Ishin kthyer në tmerrin e plaçkitjes së banesave në Fier, arrestohen 3 ‘skifterët’! Akuzohen edhe për drogë, dyshohen si shpërndarës

September 12, 2026
Britania rrëzon projektligjin për vdekjen e asistuar, 286 deputetë votojnë kundër

Britania rrëzon projektligjin për vdekjen e asistuar, 286 deputetë votojnë kundër

September 12, 2026
“Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së

“Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com