• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dy armiqtë” që po i sabotojnë Berishës 6 dhjetorin

by Mero Baze
23/11/2022 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Duket sikur Qeveria nga një anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër, janë në garë se kush do t’i ankohet Evropës më 6 dhjetor për njëri- tjetrin. Por e vërteta është ndryshe.

Njëra pale, qeveria, po përpiqet realisht që Berisha të jetë në rrugë në datë 6 dhjetor, si e vetmja mënyrë për ta demonizuar atë tek liderët e BE, si një formacion antiperëndimor. Për këtë po bën gjithë përpjekjet e mundshme. Mobilizon çdo minister, dhe ata që nuk bëjnë kurrë postime politike, të “sulmojnë” Sali Berishën pse po bën miting më 6 dhjetor.

Llogaritë e Edi Ramës janë të bazuara mbi huqet e Sali Berishës, që nuk tërhiqet kurrë nga ndonjë marrëzi, nëse ja kërkon kundërshtari. Dhe duke ja ditur këtë ves, Rama përditë bën sikur e godet “pse po proteston më 6 dhjetor”. Në fakt është duke i thënë dil tek sheshi, se aty më duhesh.

Berisha dhe aleatët e tij tashmë e kanë kuptuar qorrsokakun ku kanë hyrë dhe po përpiqen ta shndërrojnë nga një demonstrate, në një protestë simbolike me 500 vetë, sa për t’i treguar Evropës “që ata janë të mirëpritur në Shqipëri”, siç thotë Tritan Shehu. Madje nga mënyra qesharake se si përpiqen të devijojnë motivin e protestës, duket sikur opozita do dalë në rrugë si për të pritur James Bekerin më 1991, ngaqë i ka izoluar qeveria komuniste.

Ky dyzim i opozitës dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, përfshi Mediun e Metën, e ka bërë edhe më nervoz Berishën, i cili sa më shumë dëgjon që do jetë miting “paqësor”, aq më shumë bërtet se mitingu do përmbysë qeverinë dhe do tmerrojë Evropën.

Në subkoshiencën e vet, ai e do 6 dhjetorin, si ditë force dhe mllefi ndaj atyre që realisht e kanë izoluar. Po të mos ishte penalizmi i tij ekstrem prej SHBA, që e ndëshkoi familjarisht si hajdut dhe si minues të demokracisë, ai nuk do ishte sot në rrugë, por në shtëpi.

Fatmirësisht, ata e nxorrën si urith nga vrima për ta poshtëruar për ato që ka bërë kundër demokracisë dhe shtetit shqiptar, familjarisht.

Akoma më keq, pas SHBA, Britania e sanksionoi si politikan të lidhur me rrjete kriminale që i përdor për politikë, dhe kjo e kthyer atë në një lider anti-perëndimor në Shqipëri.

Partitë Popullore Evropiane po ashtu e kanë izoluar dhe kanë paralajmëruar përjashtimin e PD nga Partitë Popullore, nëse Berisha merr kreun e PD zyrtarisht nga Gjykata.

Ndaj nëse ka një datë në shpirtin e tij që ai është gati dhe të djegë veten në shesh para tyre, është 6 dhjetori, pasi është dita që armiqtë e tij real vijnë në shtëpi. Është dita kur ai ka përballë ata që nuk e lanë të vdiste i qetë pa e turpëruar, pa e poshtëruar dhe mbi të gjitha, pa e damkosur përjetësisht si familje hajdutësh dhe armiq të demokracisë.

Perëndimi i ka vrarë Sali Berishës jo vetëm të shkuarën, por dhe emrin e tij në të ardhmen. Ai do të mbetet në histori si një familje hajdutësh, që erdhën, dogjën, vodhën, vranë dhe ikën. Dënimi i tyre është i përjetshëm dhe i pandryshueshëm.

Tani ai këta armiq i ka në mes të Tiranës më 6 dhjetor dhe nuk ka se si të mos shkojë aty.

Por për fatin e tij të keq, ka dy armiq që po ja sabotojnë këtë protestë. I pari është Edi Rama, që po e nxit ta bëjë, duke i thënë “turp të kesh që po e bën”, dhe kjo e tërbon.

Të dytët janë bashkëpunëtorët e tij që i thonë është “turp ta bëjnë” dhe kjo e tërbon dhe më shumë akoma. Dhe nga inati i të dy palëve, ai do të jetë aty më 6 dhjetor. Për fatin e mirë të gjithë armiqëve të tij. Dhe për fatin e tij të zi që nuk e ndryshon dot më.

Next Post
Sa i kushton IMAZHI Shqipërisë?

Shqiptarët po ikin sepse duan të mbushin jo vetëm barkun, por edhe shpirtin

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Fjalët e tua, në veshin e perëndisë o Mero Baze.
    Kokën hëngërtë Saliu me gjithë familie biologjike dhe me familien politike.
    Shkofshin në të sëmës……..
    Por, duhet të kihen parasysh, edhe ato fjalët e Froka Çupit, që mund ta këthejnë Tiranën, në Sarajevë, e të fillojë një KRISMË e TRETË Boterore…
    Gjithsesi, nuk mund të lë pa përshëndetur zonjën Juri Kim, mbasi prej sajë, e kemi peshqesh Sali Berishen… mirë ishte në pension në shtepi.
    Tani që e nxorre në rrugë, gjeji vëndin.
    SPAK-un e drejton ti Zonja Kim, por Sali Berishen shumë po e mbron.
    Ku është qellimi o zonjë ? ? ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com