• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dushan Janjiç: Vazhdimi i dialogut do presë kthimin e Haradinajt dhe Vuçiç si presidentin e ri të Serbisë

by Java News
12/04/2017 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdimi i dialogut midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel pritet të vazhdojë pas inaugurimit të presidentit të ri të Serbisë, përkatësisht kthimit në Kosovë të Ramush Haradinajt pas përfundimit të rastit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Francë në bazë të një kërkese të Serbisë. Kështu vlerësojnë burime diplomatike të përfshira në dialogun e Brukselit, citon Danas i Beogradit, transmeton Koha.net. Siç vlerësohet, kthimi i Haradinajt në Kosovë do të duhej të përputhej me zgjedhjen e presidentit të ri të Serbisë. Në ndërkohë, sipas burimeve të “Danasit”, do të duhej të përfundonte draftimi i aktit të themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Por problem shfaqet kundërshtimi i Serbisë që AKS-ja të themelohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa Qeveria e Kosovës është e vendosur që ta respektojë atë vendim. Nga ana tjetër Prishtina kërkon nga Serbia të respektojë pavarësinë e sistemit energjetik të Kosovës.

Nëse rreth këtyre çështjeve merren vesh mes vete Beogradi e Prishtina, gjithnjë sipas “Danasit”, në tavolinë mund të gjenden edhe tema më të mëdha. Gjithnjë e më zëshëm paralajmërohet marrëveshja ndërshtetërore mbi normalizimin e raporteve, por ende s’dihet kur do të ndodhë kjo.

Pala kosovare insiston që ky nënshkrim të ndodhë sa më parë, ndërsa ajo serbe kërkon që nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë të bëhet në fund të negociatave për hyrje në BE. “Danas” citon burime se kjo marrëveshje do të jetë “Më pak se njohje e më shumë se normalizim”.

Nga Prishtina arrijnë njoftime sipas të cilave autoritetet e atjeshme do të nisin themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi, meqë pohohet se ka marrë sinjale të fuqishme t’i hyjë këtij procesi posa të zgjidhet presidenti i ri i Serbisë. Pritet që Ushtria e Kosovës të themelohet deri në vjeshtë me pëlqimin e edhe të komunitetit serb. “Danas” rikujton kthimin e Listës Serbe në Kuvend.

 

Dushan Janjiq citohet të ketë thënë se vazhdimi i negociatave pritet nga fundi i prillit ose në fillim të majit, transmeton Koha.net. (b.an)

 

Next Post
Veliaj dhe Hoxhaj inspektojnë punimet në sheshin ‘Skënderbej’: Hapësira që përfaqëson shqiptarinë

Veliaj dhe Hoxhaj inspektojnë punimet në sheshin 'Skënderbej': Hapësira që përfaqëson shqiptarinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In