• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Hoxhaj inspektojnë punimet në sheshin ‘Skënderbej’: Hapësira që përfaqëson shqiptarinë

by Java News
12/04/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nismat që kanë për qëllim të krijojnë lehtësira dhe më shumë mirëqenie për shqiptarët që jetojnë në dy anët e kufirit.

Veliaj u shpreh se është i rëndësishëm që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet edhe më tej, qoftë në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në fusha të tjera, që kanë për qellim forcimin e identitetit kulturor shqiptar. Sipas tij, është me rëndësi angazhimi i përfaqësuesve të pushtetit vendor në trevat shqipfolëse në Unionin e Bashkive Shqiptare, i cili ka për qëllim të krijojë klimën dhe mekanizmat e  duhura të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon. Kryetari Veliaj tha se një rol të madh në këtë Union kanë edhe komunat kosovare, me të cilat është vendosur një komunikim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim konkret.

Ministri Hoxhaj falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa vuri në dukje se qeveritë e dy vendeve kanë vendosur të çojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. Ai vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës e shoqëroi ministrin Hoxhaj në një vizitë në kantierin e punimeve për transformimin e sheshit “Skëndërbej”. Ai e njohu ministrin kosovar me ecurinë e deritanishme të punimeve, ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës është përpjekur që me anë të këtij projekti ta kthejë sheshin “Skëndërbej” në hapësirën që përfaqëson gjithë shqiptarinë. Ai shtoi se gurët me të cilat po shtrohet sheshi janë marrë nga zonat ku jetojnë shqiptarë.

c.a

Next Post
Klitschko: Të luftosh ndaj meje, si të ngjitesh në Everest

Klitschko: Të luftosh ndaj meje, si të ngjitesh në Everest

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com