• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrsakja tentoi vetëvrasjen, babai: Takoi Dëshmitarët e Jehovait, i çonin SMS të çuditshme

by A R
20/06/2017 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e babait të studentes që tentoi t’i jepte fund jetës duke prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe bëhet fjalë për një vajzë 24 vjeçe.

Familjarët e saj hedhin dyshime mbi dy misionare të Jehovait në qytetin bregdetar, që mund të kenë ndikuar në vendimin e vajzës për t’i dhënë fund jetës, shkruan “Panorama”.

Sipas Policisë, akti i vetëvrasjes është parandaluar në kohë nga babai i saj, i cili për këtë ngjarje ka akuzuar dy misionaret. Burime nga Policia thanë për gazetën se babai i studentes ka kryer denoncim në Policinë e Durrësit për rastin në fjalë, ku sipas tij vajza me inicialet Sh.D., 24 vjeçe, kishte njohur para dy muajsh misionaret në fjalë.

Babai i vajzës, shtetasi A.D., 46 vjeç, ka pohuar për policinë se e bija ishte mbyllur në vetvete pak kohë pasi kishte nisur që të shoqërohej me dy vajzat e Jehovait, të cilat jetojnë në të njëjtin pallat me familjen e tij.

“Vajza ime i ka takuar këto misionare në rrugë. Ata e kanë pyetur nëse ime bijë kishte interes për të ditur më shumë rreth Jezuit dhe ajo ka pranuar. Prej 2-3 muajsh shkonte në Kishën e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Që prej kësaj kohe, ajo kishte nisur të ndryshonte sjellje dhe ishte mbyllur në vetvete. E pyesja nëse kishte ndonjë gjë dhe ajo ma mohonte”, ka thënë babai i saj përpara policisë.

Ai pretendon se misionaret i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme. Sipas tij, shkaktaret që e çuan vajzën e tij në tentativë për vetëvrasje janë shtetaset M.M. dhe C.H., që të dyja nga 20 vjeçe dhe jetojnë në të njëjtin pallat ku jeton familja e tij.

“Nisur nga ndryshimi i sjelljes së vajzës sime, unë ngrita dyshime. Kontrollova telefonin e saj dhe gjeta mesazhe të ndryshme, të dërguara prej tyre. Në njërin mesazh, ato i kishin shkruar vajzës se është si një engjëll. Kjo më shtoi edhe më shumë dyshimet”, ka thënë babai i 24-vjeçares për policinë.

Duke vijuar më tej denoncimin e tij, 46-vjeçari ka pohuar se, nisur nga këto fakte, po e mbante në vëzhgim të bijën dhe një ditë më parë e ka gjetur në tentativë për të prerë damarët e dorës së majtë.

Fatmirësisht, ai e ka kapur në kohë dhe e reja nuk ka arritur që të finalizojë qëllimin e saj. I alarmuar, ai i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Madje, ai kishte marrë me vete edhe të bijën që të dëshmonte, e cila aktualisht është studente. /b.d

Next Post
FOTOT/ Vila luksoze e biznesmenit shqiptar të arrestuar në Athinë për trafik droge

Momenti i arrestimit të fierakut Arjan Senaj në Greqi me 20 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In