• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrësin do e fitonte PS/ Sondazhi për zgjedhjet e 14 majit, Sako ka 6.4% më shumë se rivali Cara

by A R
06/04/2023 23:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sondazhi i dytë i Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” prezantoi këtë të enjte ne emisionin Top Story, sondazhin e parë parazgjedhor për Durrësin.

Të intervistuarit janë përgjigjur pyetjeve nëse do të votojnë në 14 maj, si dhe pyetjeve për ekonominë dhe politikat qeverisëse ne nivel lokal dhe qendror sa kane ndihmuar ne përmirësimin e jetës se tyre dhe cilat janë gjerat qe duhen bere me mire ne qytetin bregdetar. Intervistat janë kryera për periudhën 20 mars -2 prill japin përgjigje dhe për kandidatet ne 14 maj për bashkinë Durrës dhe fituesin.

Por le të nisim me radhë gati 58 përqind e të pyeturve mendojnë se në Shqipëri jetohet keq ose shumë keq, vetëm 40,2 përqind thonë se jetohet mirë. Ndërsa ata që e shikojnë situatën si shumë të mirë janë 2,1 përqind.

Qytetarët e Durrësit mendojnë se problemi më serioz në Shqipëri është emigracioni, papunësia, kriza ekonomike dhe varfëria, ndërsa për qeverisjen e keqe votojnë vetëm 7 përqind Të pyetur nëse vendi po shkon në drejtimin e duhur, dy anët e kundërta të mendimeve janë pothuajse njësoj.

Votuesit në Durrës vlerësojnë si arritje kryesore te qeverisë aktuale, ndërtimin e rrugëve, integrimin dhe përmirësimin e qyteteve dhe zonave urbane. Por të pyetur se si e mendojnë në të ardhmen situatën ekonomike në shqipëri, shumica prej 63,8 përqind thonë që do mbetet e njëjta dhe vetëm 20 përqind presin përmirësim. Në bashkinë e Durrësit politikanët më të vlerësuar janë kryeministri Rama dhe pas tij kryebashkiakia Sako.

Ndërsa rivali i saj Igli Cara është 10 pikë më poshtë. Por të pyetur se si ka qenë gjendja e familjes së tyre nga viti 2013 e deri më tani nën qeverisjen e Ramës, 73,9 përqind nuk shikojnë asnjë ndryshim. Megjithatë me shume se gjysma e votuesve thonë se kane besim shume ose mjaftueshëm tek Rama si kryeministër.

Pyetjes konkrete se si kane lëvizur gjërat për Durrësit, një shumicë prej 44 përqind mendojnë se po ecën ne drejtimin e duhur. Por në katër vitet e kaluara 55,9 përqind e durraskëve thotë se cilësia e jetës në Durrës ka mbetur e njëjtë dhe ndër problemet kryesorë në qytet ata shikojnë rrugët, trotuaret ndriçimin menaxhimin e mbetjeve, ujësjellesin dhe me pak kriminaliteti apo mungesa e fundit. Si problemin më pak shqetësues shikojnë kohën e lirë dhe kulturën.

Pikërisht këto shqetësime sipas tyre janë edhe detyrat parësore që duhet të bëjë bashkia e qytetit bregdetar. Por të pyetur se sa ka bërë në këtë drejtim kryebashkiakja aktuale, shumica vlerësojnë punën për infrastrukturën dhe turizmin. Sipas sondazhit 52,1 përqind e qytetarëve të Durrësit janë të kënaqur me kryebashkiaken aktuale dhe po kaq është edhe numri i atyre qe kane besim tek zonja Sako.

Gati gjysma e durrsakëve thonë se do të dalin në zgjedhjet e 14 majit dhe 89,4 përqind e tyre e njohin kandidatin demokrat Igli Cara por vetëm 42,9 përqind kanë besim tek ai. Në sondazh janë edhe vlerësimet e qytetarëve për karakteristikat e dy rivaleve kryesore ne Durres, Emiriana Sako dhe Igli Cara. Ndërkohë pyetjes kryesore se kë do votonit ne zgjedhjet e 14 Majit, 48,7 përqind shprehen pro kandidates socialiste Emiriana Sako dhe 42,3 perqind per Igli Carën.

Dhe ne fond sondazhi ka edhe një pyetje së cilën force politike do te votonin nëse do ishin zgjedhjet e përgjithshme dhe ne Durrës socialistet kane 50,2 përqind te votave. Aleanca Berisha Meta dhe aleatet e tyre kane 41,8 përqind PD e Alibeajt 4,2 përqind.

/a.r

Next Post
“Kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz”/ Veliaj ironizon Berishën e Këlliçin: E ftoj të vijë sërish në 15 maj ta falënderoj për garën

Premtimi i Këlliçit për transport falas, Veliaj: Edhe ne kohën e Enverit nuk kishte biletë pa para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

August 16, 2026
Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

August 16, 2026
Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

August 16, 2026
Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

August 16, 2026
Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com