Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punohet për gjetjen e dy vajza, A.R. 16 vjeçe banuese në Durrës dhe Sh.H. 15 vjeçe banuese po në Durrës.
Më datë 26.10.2015 babai i njërës prej vajzave J.R. 58 vjeç ka bërë kallëzim, pasi në orët e para të mëngjezit është larguar nga banesa vajza e tij me inicialet A.R. dhe kushërira e saj, shtetësja Sh.H.
Nga ana e Specialistëve u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tyre.
Për momentin po kërkohet në disa pista, ku nuk përjashtohet as largimi me dëshirë dhe as rrëmbimi.