• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Sako: Pallatet e pabanueshme do shemben, banesa të reja për të prekurit nga tërmeti

by Java News
30/11/2019 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familje të cilat kanë banesa të klasifikuara si të pabanueshme do të kenë një strehë të re. Lajmin e mirë e dha kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako e cila deklaroi se Bashkia Durrës në bashkëpunim edhe me qeverinë  dhe shoqatën e ndërtuesve po kontrollon të gjithë stokun e banesave, të cilat do të përdoren më pas për strehimin e familjeve.

“Aktualisht përveç strehimit në hotele që është mënyra e shpejtë për të akomoduar pjesën e qytetarëve të cilët e kanë të pabanueshme banesën, po shihet mundësia e studimit të stokut të banesave në qytetin tonë. Faktikisht në shtabin qëndror është një strukturë e veçantë që po konstaton përmes Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë të cilët qeveria do t’i kontraktojë për t’i vënë këto objekte në funksion të qytetarëve që nuk kanë sot një banesë”, tha ajo.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit u shpreh se 17 pallate janë evidentuar deri më tashmë të pabanueshme dhe do të shemben, ndërsa theksoi se në terren janë dhjetra grupe që po merren me evidentimin e banesave. “Që ditën e dytë kemi evidentuar të gjitha banesat e pabanueshme. Janë 17 që janë disa katëshe, ka filluar prishja e tyre që dje IKMT-ja qendrore është sot këtu e mbështetur nga policia e shteti.

Mund të ju them që këto banesa që ditën e dytë kanë qenë të rrethuara, jo vetëm me forca policie por dhe me shirit dhe ideja ka qenë për të mos lënë që të futeshin qytetarët. Dhe për hir të të vërtetës kanë tentuar për të hyrë dhe për të marrë sendet e tyre personale. Banesat po kontrollohen nga grupe dhe me ngjyrën e kuqe janë të pabanueshme me ngjyrën e verdhë që ka dëmtime dhe ngjyra jeshile që vërteton që këto banesa janë të banueshme”, tha Sako.

Kryebashkiakja nënvizoi se janë marrë të gjithë masat që qytetarët të cilët janë të pastrehë po akomodohen në hotele. “Aktualisht kemi akomoduar 1150 individë, kësaj shifre i shtohen edhe 100 qytetarë të tjerë dhe siç mund ta shikoni procedura është me vërtetimin që marrin nga njësitë administrative. Vijnë këtu paraqiten dhe shkojnë drejt pikave të akomodimit ku do të qëndrojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, mbas ndërtimit të banesave”, tha kryebashkiakja Sako.

Next Post
Tërmeti/ Rama i dërgon letër edhe presidentit Donald Trump: Jemi plot me shpresë

Tërmeti/ Rama i dërgon letër edhe presidentit Donald Trump: Jemi plot me shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In