• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Rama takim me biznesin e madh: Punonjësit të mos marrin më ‘paga shfrytëzimi’! Do jetë vonë kur të humbisni kapitalin njerëzor

by Java News
12/04/2023 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të madh në qytetin e Durrësit, ku theksoi domosdoshmërinë kapitalit njerëzor për zhvillimin e kompanive që operojnë në vendin tonë.

Rama tha se për të bërë të mundur që në kompani të tilla si fasoneritë, të punësohen vajza dhe djem të rinj, duhet që këta të fundit të paguhen me paga më të larta dhe të kenë një trajtim dinjitoz. Kreu i ekzekutivit tha se do të jetë shumë vonë kur kompanitë të humbasin kapitalin njerëzor për shkak të pagave të ulëta të cilat i konsideroi si ‘paga shfrytëzimi’.

“Të gjithë e kanë të qartë se sot kemi hyrë në një fazë zëvendësimi të kapitalit njerëzor. Shumë prej zonjave që janë këtu kanë qenë me siguri që në ditën e parë dhe sot pak nga pak me siguri kanë filluar t’i afrohen moshës së pensionit. Ësshtë e qartë që zëvendësimi i tyre me djem apo vajza të reja që janë gati të ulen tek makina qepëse dhe të punojnë me përulësi dhe teë marrin paga si këto që marrin sot, bëhet shumë e vështirë. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të paktën arsyeja e trajtimit dinjitoz të punonjësve, nuk duhet të jetë problem por përkundrazi duhet të jetë zgjidhja e problemit. Të gjitha sipërmarrjet të rendin të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor sepse kur ta humbasin, do jetë shumë vonë. Kur mos të gjejnë më punonjës që duan të vijnë dhe punojnë me paga shfrytëzimi në kohën ku punojmë, do jetë shumë vonë për ta. E gjithë mungesa e respektit ndaj punonjësve do jetë boomerang ndaj këtyre kompanive”-tha Rama.

Ai tha se pavarësisht se qeveria e ka të pamundur të ndërhyjë në rritjen e pagave në bizneset private, nuk mund të qëndeojë duarkryq teksa sheh se punonjësit nuk vlerësohen. Rama theksoi se brenda këtij mandati synohet rritja e pagës minimale deri në 45 mijë lekë të reja. Ndërsa përsëriti se nuk do të jepen tendera publikë ndaj kompanive të ndërtimit të cilat kanë të deklaruara paga minimale për punonjësit e tyre.

“Jetojmë në një sistem që nuk ia mundëson shtetit të përcaktojë pagat në sektorin privat. Por nga ana tjetër nuk mund të rrimë të bëjmë sehir nëse kompani të caktuara nuk u përgjigjen punonjësve me dinjitet dhe përdorin paga që janë lëmosha shfrytëzimi.  Ajo që ne mund të bëjmë, është vendosja e pagës minimale, që është rritur në 40 mijë lekë, do ta çojmë në 45 mijë lekë brenda këtij mandati besoj unë. Synimi është që në rrugën drejt 2030-ës, Shqipëria të mos ketë pagë minimale nën 60 mijë lekë. Por nuk është e lehtë për ne t’u imponohemi kompanive. Por nuk mund të shikojmë sesi kompani ndërtimi që kanë një shkallë vështirësie aq të ulët të paraqesin paga minimale për punonjësit e tyre. Ata nuk i paguajnë me këto paga realisht, por një pjesë të pagës ua japin nën dorë. Kështu ata iu grabisin punonjësve pensionet dhe sigurimet shëndetësore. Të gjithë në Shqipëri mendojnë se duhen rritur pensionet dhe me të drejtë”- u shpreh kryeministri./m.j

Next Post
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

Do kthehemi nga SHBA të jetojmë në Tiranë, ju jetoni këtu dhe se kuptoni sa ka ndryshuar Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In