• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Durrës, droga vinte nga 3 qytete te vendit, u zbulua nga përgjimet që iu bënë Ajet Sulajt

by Java News
18/10/2015 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ajet Sulaj është personi kyç që bënte lidhjet mes të gjithë personazheve të tjerë për përpunimin dhe shitjen e rreth 700 kilogramëve kanabis, që u kapën ditën e djeshme në Durrës.

Organi i hetimit saktësoi se mbante në përgjim prej kohësh të gjithë grupin e strukturuar kriminal dhe se arrestimet u kryen në momentin kur Ajet Sula kishte njoftuar se kishte gati 30 qese me kanabis gati për tu nxjerrë në shitje nga laboratori i përpunimit të drogës.

Shtëpia e përpunimit të drogës në Durrës ishte pika e grumbullimit të lëndës narkotike që vinte nga 3 qytete, nga Shkodra, Kruja si dhe nga një qytet i zonës së Jugut të vendit, e cila ende nuk është bërë e njohur për hetuesit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda 

Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për vepren penale “Trafikimit te lendeve narkotike ”, ne bashkepunim ,e parashikuar nga neni  283/a/2 dhe 22  te Kodit Penal.

Rregjistrimi i procedimit penal eshte bere pasi nga informacionet nga rezultonte se disa shtetas shqiptar ne bashkepunim me njeri tjetrin ne formen e grupit te strukturuar kriminal gjatë muajve qershor-korrik 2015, e në vazhdim, grumbullojnë sasi të mëdha lënde narkotike, kryesisht të llojit canabis sattiva, e cila magazinohej në qytetin e Shkodrës, në objektin e shtetasit Bejto Kotaj per qellime te trafikmit jashte vendit.

Nga veprimet proceduriale hetimore ka rezultuar se:

Personi nen hetim Qerim Xeka mblidhte lende narkotike kanabis te paperpunuar ne fshatrat e Krujes ndersa Bejto Kotaj siguronte lende narkotike kanabis ne zonen e Shkodres. Personi nen hetim Ajet Sulaj siguronte lenden narkotike ne tre drejtime  se pari ne zonen e jugut nga persona akoma te paidentifikuar, ne zonen e Krujes te personi i dyshuar  Qerim Xeka, ne zonen e Shkodres te personi i dyshuar Bejto Kotaj.

Ne gjetjen dhe transportimin e lendes narkotike Qerimi ndihmoje nga djali i tij i quajtur Lutfi Xeka dhe Bejto Kotaj.

Pasi sigurohej lenda narkotike kanabis, Personi nen hetim Ajet Sulaj, organizonte transportin e lendes narkotike nepermjet personave nen hetim Naim (alias Festim) Xhelilaj, dhe Pajtim Bracaj. Lenda narkotike transportohej me automjetin tip pasat Passat, ngjyre e zeze  me targe AA xxx JN. Transportimi i lendes narkotike behej duke u shoqeruar ne distance nga nje automjet tjeter nga Pajtim Bracaj ose Ajet Sulaj.

Lenda narkotike dergohej ne nje shtepi (vile) dy kate e ndodhur ne afersi te Porto Romano ne Durres. Ne kete shtepi lenda narkotike vendosej ne ambiente te ndryshme dhe perpunohej per tu paketuar.

Nga te dhenat e hetimit rezulton se automjeti tip  Passat, ngjyre e zeze  me targe AA xxx JN la derguar me shume se 4 ose pese here lende narkotike ne kete shtepi.

Shtepia ku grumbullohej lenda narkotike mbahej ne mbikqyrje nga personat e dyshuar Valter Pashollari dhe Euglen Pashollari, te cilet merreshin edhe me paketin e lendes narkotike.

Kontaket me mbikqyresit e shtepise ku grumbullohej lenda narkotike mbaheshin nga personi nen hetim Ajet Sulaj.  

Ne date 15 tetor nga ana e personit qe mbante ne mbikqyrje vilen eshte derguar mesazh se ishin gati 30 pako te perpunuara te cilat mund te largoheshin nga vila.

Nga ana e policise gjyqesore e cila mbante ne vezhgim shtepine ku ndodhej lenda narkotike eshte nderhyre ne date 16 tetor  ne shtepine perkatese ne gjendjen e flagrances pasi nga te gjithe te dhenat e mbledhura dilte qarte aktiviteti kriminal i te dyshuarve.

Konkretisht me date 16.10.2015, rreth ores 20:00, eshte ushtruar kontroll ne gjendjen e flagrances ne banesen e shtetaseve Hyqmet Pashollari dhe Valter Pashollari. Nga kontrolli i ushtruar dhe konkretisht ne katin e dyte te baneses u gjenden dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 668 kg e 337gr.   Gjithashtu u gjenden dhe u sekuestruan edhe nje peshore elektronike nje paisje vakumi qe sherben per presimin e lendes narkotike si dhe nje sasi qesesh vakumi prej plasmasi  dhe nje rrote ngjites trasparent qe sherben per paketimin e lendes narkotike.

 

Pas gjetjes se lendes se dyshuar si narkotike eshte bere edhe arrestimi ne flagrance i shtetasve si me poshte:

Iqmet Pashollari  I datelindjes 1954,

Festim (Naim) Xhelilaj, i datëlindjes 1976,

Lutfi Xeka, i datëlindjes 1990

Qerim Xeka, i datëlindjes 1968

Pajtim Braçaj, i datëlinjdes 1963,

Ajet (Alket) Sulaj, i datëlindjes 1975

Bejto Kotaj, i datëlindjes 1963,

 

Te cilet dyshohen per kryerjen e veprave  penale  te:

 Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve me shume se nje here e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga  neni e parashikuar nga neni 283/2 dhe 28/4 i Kodit Penal.

Krijimit te grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Kryerjes se veprave nga grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

 

Next Post

Topalli i “turret” gazetarit: çështjen do ta zgjidhim privatisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In