• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Topalli i “turret” gazetarit: çështjen do ta zgjidhim privatisht

by Java News
18/10/2015 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike si dhe ish kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli ka debatuar me një gazetar në Shkodër, ku dhe e ka kërcënuar këtë të fundit përmes frazave si “ do të të denoncoj” apo “ ta tregoj unë se kush jam” ose “çështjen do ta zgjidhim privatisht”.

Bëhet fjalë për korrespondetin e GSH në Shkodër, Mirsad Rrakaj i cili ka marrë një telefonatë nga deputetja Topalli.

Ja biseda mes tyre:

Topalli: Ti je Mirsadi?

Gazetari: Po, unë jam Mirsadi.

Topalli: Ke ba një lajm për mu.

Gazetari: Kam bërë një lajm ku banorët ju kanë implikuar ju, duke u shprehur se personi që do t’u marrë pronën ka mbështetjen tuaj.

Topalli: Për kët lajm që ke ba do të të padis në gjykatë, do bëj të paguash miliona.

Gazetari: Po tjetër?

Topalli: Përveç kësaj do të të tregoj unë ty se kush jam unë. Këtë çështje do ta zgjidhim privatisht.

Gazetari: Më vjen keq, kam 7-8 vjet që punoj gazetar dhe është e parë që presioni, dhe ky i parë, më vjen nga një femër.

Topalli: Ore ti, me kë tallesh?!

Gazetari: S’po tallem, po flas seriozisht. Nëse do, përgënjeshtroje lajmin në media, Unë këtë detyrë kam që të përcjell shqetësimet e qytetarëve. Nuk jam nga ata gazetarë që i ha presionet e kërcënimet dhe fjalën e lirë nuk ma ndalon asnjeri.

(Topalli i mbyll telefonin).

 

Next Post

“Maratona e Jetës”, Veliaj: Nuk është turp të ekspozohesh në mamogramë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com